• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier Ndertimi

MSA Konstruksion Sh.p.k eshte nje nga kompanite me prestigjoze te ndertimit dhe menaxhimit qe operon ne tregun Shqiptar prej vitit 2005. Per zhvillimin e projektit te ndertimit me te ri kompania MSA Konstruksion Sh.p.k kerkon te punesoje:

Titulli i pozicionit: Inxhinier Ndertimi

PERSHKRIMI I PERGJITHSHEM
Inxhinieri i Ndertimit ka si detyre funksionale organizimin dhe drejtimin e punimeve te ndertimit (te objektit) ne perputhje me projektin, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet, grafikut te miratuar deri ne certifikimin e punimeve dhe dorezimin e objektit.

Detyrat dhe pergjegjesite:

  • Planifikon menyren e realizimit te objektivave, perparesite dhe ndjek ne menyre te vazhdueshme realizimin e tyre
  • Identifikon risqet kryesore ne realizimin e objektivave dhe i raporton ato tek Drejtuesi Teknik.
  • Identifikon problemet teknike qe kerkojne zgjidhje per mbarevajtjen e punimeve, drejton dhe propozon menyrat dhe format e zgjidhjes se tyre
  • Raporton ne menyre periodike (javore) tek Administratori duke dorezuar dhe dokumentet suportues per punen e bere ne kantier
  • Ndjek dhe siguron qe rregullat e etikes dhe disiplines ne pune te zbatohen me korrektesi
  • Realizon dhe mban pergjegjesi per te gjithe detyrat e tjera qe i ngarkohen
  • Pergjegjesite e vecanta
  • Para fillimit te punimeve shqyrton vlefshmerine e dokumentacionit tekniko-ligjor te objektit sipas listes bashkengjitur
  • Shqyrton projektet e zbatimit, preventivin dhe specifikimet teknike te objektit qe do te ndertohet dhe ben verejtjet perkatese kur konstaton mangesi dhe parregullesi
  • Mban pergjegjesi per zbatimin e punimeve ne perputhje me projektet e zbatimit, preventivin, specifikimet teknike dhe standardet
  • Harton grafikun e punimeve mbi te cilin do lidhen te gjithe kontratat e sipermarrjes
  • Raporte ditore/ javor dhe raporte per vendosje ne veper te materialeve specifike si hekur, beton (Raporte te cilat jane aprovuar edhe nga Mbikqyresi i Punimeve)
  • Regjistrin e kontabilitetit teknik ne kantier (pasqyrohet puna dhe materialet e perdorura ne veper, ne perputhje me kerkesat e akteve, ligjore e nenligjore ne fuqi dhe te specifikimeve teknike)
  • Ben organizimin dhe ndarjen e punes sipas nenkontraktoreve, grupeve te punes apo individeve qe punojne ne objekt
  • Ne kordinim me Departamentin e Prokurimeve, ben porosite e materialeve, pajisjeve dhe makinerive te nevojeshme per realizimin e projektit
  • Pasi te behet Plani i Sigurise dhe Koordinimit (PSK) per secilin kantjer ben instruktimin e punetoreve dhe stafit vartes ne kantjer nje here ne muaj mbi zbatimin e rregullores se sigurimit teknik, mbrojtjen ne pune dhe mbrojtjen e mjedisit. Instruktimi dokumentohet duke mbledhur firmat e punonjesve
  • Kujdeset qe te mos lejohet prania e personave te pa-autorizuar ne kantjer
  • Ndjek zbatimin e kontratave te sipermarrjes per punimet qe kryhen nga Nenkontraktoret ne objekt dhe eshte pergjegjes per mbledhjen e dokumentacioneve qe kerkohen ne vijim te kontrates ne fuqi
  • Ndjek dhe ploteson cdo dite Liste prezencen e punonjesve ne kantjer
  • Harton librezen e masave per punimet qe kryhen dhe e raporton cdo jave prane Administratorit se bashku me situacionin e punimeve
  • Ploteson ne vazhdimesi dokumentacionin tekniko-ligjor gjate fazave te ndertimit deri ne perfundim te objektit
  • Kerkon qe te gjitha materialet qe vijne ne objekt te jene te shoqeruara me certifikata origjine dhe cilesie (vendos shenime ne fature ne rast mungese te certifikatave)
  • Ndjek kryerjen e analizave dhe provave te materialeve ne laboratore dhe atyre qe behen ne kantjer
Kriteret qe duhet te plotesoje:

  • Të ketë mbaruar Fakultetin per Inxhinieri Civile (ndërtimi)
  • Një diplomë pasuniversitare përben avantazh
  • Të ketë të paktën 5 vjet eksperiencë pune ne projekte civile (rezidenca banimi dhe tregtare), nga te cilat te kete minimum 2 projekte te drejtuara nga fillimi deri ne dorezim
  • Të ketë njohuri shume të mira të Gjuhës Angleze
  • Të përdorë shume mirë programet Autocad dhe Microsoft office dhe të ketë njohuri të mira rreth teknologjisë së informacionit
  • Të ketë njohuri shumë të mira rreth dokumentacioneve teknike, financiare dhe tekniko-finaciare të kompanive të ndërtimit
  • Të ketë aftësi organizative dhe të jetë i aftë në identifikimin dhe vendosjen e prioriteteve
  • Të ketë aftësi të mira analitike për zgjidhjen e problemeve dhe të ofroj këshilla teknike për zgjidhjen e tyre
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe negociuse
  • Të jetë i aftë të bashkëpunoj në grup dhe të delegoj detyra
Per te aplikuar per kete mundesi punesimi ju lutem dergoni Cv-ne tuaj ne adresen hr@ring.al brenda dates 30/07/2020.

wsH5hwN2smg gAAAABJRU5ErkJggg==
 


Apply
Back
Top