• Tirane, ofroj vend pune Sekretare Mësimore

Universiteti “Metropolitan Tirana” shpall vend vakant pune për:

Sekretare Mësimore

Kriteret:


  1. Të ketë mbaruar arsimin e lartë, preferohet në fushën IT
  2. Të ketë përvojë pune në sekretari mësimore
  3. Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze
  4. Të jetë e aftë të punojë në grup dhe të ketë aftësi të mira komunikimi, organizative dhe analitike
Detyrat dhe Pergjegjësitë:

1. Plotëson dhe arkivon Regjistrat themeltare
2. Ndjek dhe siguron matrikulimin e çdo studenti
3. Është përgjegjëse për përditësimin dhe funksionimin në kohë reale të Sekretarisë Online.
4. Publikon kriteret e pranimit të studentëve sipas orientimeve të senatit akademik dhe autoriteteve drejtuese
5. Ndjek procedurat e regjistrimeve të studentëve dhe transferimeve për çdo cikël studimesh.
6. Pajis studentin me listë notash, vërtetime etj. brenda afateve ligjore.
7. Ndjek procedurat e diplomimit dhe është përgjegjëse për plotësimin dhe arkivimin e dokumentacionit përkatës
8. Ndjek procedurat e sezoneve të provimeve dhe është përgjegjëse për plotësimin dhe arkivimin e dokumentacionit përkatës në bashkëpunim me departamentet përkatëse.
9. Përgatit informacion ose raporte me kërkesë të autoriteteve drejtuese.
10. Arkivon dosjet e studentëve të cilët janë diplomuar.
11. Monitoron dhe arkivon regjistrat e pedagogëve.
12. Mban të dhënat statistikore dhe informon në lidhje me to sipas kërkesave të MASR, QSHA etj.
13. Ndjek procedurat e pezullimit të studimeve, çregjistrimit, si dhe evidenton studentët të cilët nuk kanë përfunduar studimet brenda afateve maksimale të studimit dhe i njofton ata.

Dokumentet e kërkuara:

• CV ( Curriculum Vitae)
• Kopje e diplomën së nivelit të parë Bcs.
• Kopje e certifikatave, kualifikimeve dhe trajnimesh të ndryshme (në rast se ka)
• Referenca nga punëdhënësit e mëparshëm

Aplikimet duhet të dorëzohen me e-mail në humanresources@umt.edu.al

Për më shumë informacion vizitoni: www.umt.edu.al
 


Apply
Back
Top