• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Shitjesh

Shtepia Botuese dhe Shtypshkronja Filara me një experience te gjate, nëpermjet produkteve të ofruara pëcjell për tregun e punes vlerat më të mira profesionale. Jeni individe ne kerkim te karrieres tuaj, Shtepia Botuese dhe Shtypshkronja Filara po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:

MENAXHER SHITJESH



FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE
Menaxheri i Shitjeve ndihmon në planifikimin dhe zhvillimin e strategjive të shitjes. Duke u fokusuar në menaxhimin e marrëdhënieve me klientin, si dhe ngritjen, organizimin dhe bashkëpunimin me strukturat vartëse për realizimin e shitjeve.



DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË



DETYRA STRATEGJIKE

  • Prezanton, udhëheq, kryen shitjet e produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga shoqëria;
  • Komunikon kërkesat e klientëve tek departamenti përkatës para finalizimit të kontratës;
  • Kryen studim tregu në lidhje me çmimet e tregut nëpër zona të ndryshme të Shqipërisë;
  • Përgatit strategji, plane veprimi dhe skedule për të identifikuar targete specifike/klientë të rinj dhe planifikon mënyrën e përqasjes së kontakteve të reja. Paraprakisht analizon potencialin e tyre blerës;
  • Negocion me klientin për termat dhe kushtet, mbyll kontratën dhe informon atë për të drejtat edhe detyrimet që lindin me nënshkrimin e kontratës;
  • Ndan detyrat dhe përgjegjësitë për stafin në varësi edhe kontrollon zbatimin e detyrave në afat shkurter dhe afat vjetor;
  • Gadishmëri per te levizur nëpër Shqipëri;
  • Rifreskimi i database se klientit;
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Të ketë përfunduar arsimin e lartë (e preferueshme në profilin e marketingut ose menaxhim biznesi);
Eksperiencë Pune: Të paktën 2 vjet përvojë profesionale, përbën përparësi përvoja në Biznes;



Aftësi:

  • Njohja e tregut të makinave të punës (fugon të vegjël, kamioncin, fugona të mëdhenj, kamion të përmasave të ndryshëm etj.)
  • Aftësi të spikatura komunikimi;
  • Shpirt sipërmarrje;
  • Aftësi organizative dhe menaxheriale;
  • Njohje të mira në Marketing dhe të parimeve të reklamimeve, duke përfshirë sektorin e marketingut, rritjen e ofertës së produkteve, përfitimet nga shitjet;
  • Aftësi të mira negociuese;
  • Njohuri te mira te gjuheve te huaja
  • Njohuri shumë të mira të programevë të paketës Office;




Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën. botimecv@gmail.com
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.


Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 03 Qershor 2020
 


Apply
Back
Top