• Tirane, ofroj vend pune Kuzhinier (m/f)

Restorant “Te Nona” me vendndodhje ne Rezidencen “Kodra e Diellit 2”

Kërkon:

Kuzhinier (m/f)


Detyrat dhe Përgjegjësitë:


  • Plotëson standardet e sigurisë ushqimore për përgatitjen, ruajtjen dhe shërbimin e ushqimit;
  • Mban pastër ambjetin dhe pajisjet e punës sipas procedurave HACCP;
  • Kontrollon cilësinë e ushqimeve dhe datën e skadencës së tyre;
  • Regjistron temperaturën e ushqimeve në dokumentacionin e kërkuar;
  • Bashkëpunon me të gjithë stafin gjatë procesit të punës;
  • Siguron që pajisjet e kuzhinës të mirëmbahen siç duhet;
  • Përcakton llojin dhe sasinë e ushqimit që nevojitet për tu përgatitur;
  • Siguron që të gjitha produktet ushqimore dhe kuzhina të pastrohen dhe të jenë gati për turnin ardhshëm.

Kualifikimet dhe Aftësitë:


  • Të ketë jo me pak se 2 vjet eksperiencë në pozicione të ngjashme;
  • Të jetë i/e detajuar, i/e shpejtë dhe i/e saktë;
  • Aftësi për të punuar nën presion;
  • Aftësi të mira organizative;
  • Aftësi për të krijuar një atmosferë pune pozitive;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi;
  • Fleksibilitet me orarin e punës;

Ofrohet:


  • Pagë Konkuruese

Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: metohue@yahoo.com ose të kontaktojnë në numrin e Tel. +355682049149
 


Apply WhatsApp
Back
Top