• Tirane, ofroj vend pune Kordinator/Menaxher Projektesh ne Fushen


Titulli I pozicionit: Kordinator/Menaxher Projektesh ne Fushen e Energjise Elektrike

QËLLIMI I POZICIONIT:
Koordinator/Menaxher i projektit punon me koordinimin e burimeve, pajisjeve, takimeve dhe informacioneve përkatëse. Koordinatorët e projektit gjithashtu ndihmojnë ekipet e projektimit dhe atyre të mirëmbjtjes të menaxhojnë burimet dhe informacionet si dhe të ndihmojnë në caktimin dhe planifikimin e takimeve dhe aktiviteteve të projektit. Roli i koordinatorit të projektit mund të përfshijë detyra dhe përgjegjësi shtesë dhe kërkon ekspertizë dhe eksperiencë në të gjitha fushat që kanë lidhje me projketet përkatëse. Qëllimi kryesor i tyre është organizimi i projektit me qëllim përfundimi në kohë dhe brenda buxhetit të caktuar në kontratën përkatëse.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  1. Ndjekjen e ecurisë së kontratës së zbatimit të projektit si dhe asaj të konsulencës(supervizori).
  2. Ndjekjen/koordinimin e punës me konsulentin për kontratën e konsulencës si dhe me konsulentin dhe kontraktorin për kontratën e zbatimit të projektit, për zbatimin e secilës kontratë me efektivitet dhe cilësi.
  3. Ndjekjen/koordinimin e punës me specialistet e fushave perkatessi dhe mepalët e treta, lidhur me procedurat për marrjen e lejeve/aprovimeve të nevojshme, për kontratën e zbatimit të projektit.
  4. Pjesëmarrjen në mbledhjet mujore të organizuara edhe me pjesëmarrjen e kontraktorit dhe konsulentit, për ecurinë e kontratës së zbatimit të projektit.
  5. Mbajtjen e korrespondencave me specialistët e caktuar në terren si dhe me specialistët e caktuar nga departamentet/drejtoritë përkatëse, për ndjekjen e ecurisë së kontratës së zbatimit të projektit.
  6. Raportimin javor për ecurinë dhe problematikën e projektit, duke evidentuar në mënyrë të detajuar edhe vonesat lidhur me projektin.
  7. Paraqitjen e komenteve/aprovimeve (sipas formularëve që do të vihen në dispozicion) lidhur me:


  1. Situacionet mujore;
  2. Aplikimet (mallra dhe/ose punime);
  3. Të gjitha raportet e përcktuara në kontratat përkatëse të konsulencës dhe atë të zbatimit të projektit.
  4. Lidhur me amendimet e mundshme gjate implementimit te projektit.


  1. Përgatitjen e raporteve lidhur me lëshimin e PTOC - Certifikata Provizore e Marrjes në Dorëzim si dhe Certifikatës Përfundimtare të projektit.
  2. Si dhe çdo çështje tjetër që lidhet me implementimin e projektit.

Kualifikimet:

Tre vite eksperiencë në fushën përkatëse.
I lartë (Master Shkencor ose Diplomë ekuivalente).
Master Shkencor ose Diplomë ekuivalente.

Jo më pak se tre vite përvojë minimale me një sfond në Inxhinieri, ne fushën e industrisë së
Transmetimit dhe Shpërndarjes së energjis elektrike.
Shkathtësi të jashtëzakonshme verbale, të shkruara dhe prezantuese.
Aftësi për të punuar në mënyrë efektive, të pavarur edhe në grup.
Përvoja në përdorimin e kompjuterave për një sërë detyrash.
Kompetenca në aplikacionet e Microsoft përfshirë Word, Excel dhe Outlook dhe sidemos Microsoft Project.
Njohuri mbi menaxhimi e dosjeve si dhe procedurat e tjera administrative.
Aftësi për të punuar në afate të ngushta.
Njohuri shumë të mira në gjuhën angleze dhe italiane.

Kandidatet qe plotesojne kriteret e mesiperme jane te lutur te dergojne CV-te ne adresen email- it hr@promarketingal.com duke specifikuar pozicionin e punes per te cilin aplikojne.
Do te kontaktohen per interviste vetem kandidatet e perzgjedhur.
Intervistat do te zhvillohen prane zyrave te Promarketing Adresa: Rruga e Elbasanit Godina Park Gate Kati i I

Nr Cel: 0684016349







Cel. : 0684016349
 


Apply WhatsApp
Back
Top