• Lushnje, ofroj vend pune Bukëpjekës, Lushnje

Metropol Group është një grup privat në Shqipëri me qëndër në Lushnje, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare i cili është në kërkim të kandidatëve për pozicionin Bukëpjekës.


Përmbledhja e Pozicionit:

Bukëpjekësi gatuan dhe përgatit të gjitha llojet e produkteve të brumit sipas recetave. Bën kontrollin e cilësisë dhe të sasisë së produkteve si dhe kontrollon standardet e shërbimit, kujdeset për rrjedhje të pa papenguar të procesit të punës.


Detyra dhe Përgjegjësi

• Kryerja e punëve të kërkuara në prodhim;
• Prodhimi dhe paketimi i produkteve;
• Gatimi në mënyrë të pavarur i të gjitha llojeve të produkteve të brumit;
• Kontrolli i komorës, furrës, linjës së makinës për paketim dhe mikserit;
• Pranimi dhe përgatitja e produktit sipas recetave.


Kërkesat Minimale :

• Përvojë në fushën e pjekjes
• Aftësi për të motivuar të punësuarit nën përgjegjësinë e tij;



Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datën 19.07.2020 në adresën elektronike hr@metropolgroup.al.

Ju do të kontaktoheni nga departamenti i Burimeve Njerëzore nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.

Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave, ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

Cel. : +355697024732
 


Apply WhatsApp
Back
Top