• Tirane, ofroj vend pune Specialist Prokurimesh Publike

Gjonaj Group Holdings shpall vendin e lire te punes per Specialist Prokurimesh Publike.
Kriteret e perzgjedhjes:

  • Te kete perfunduar studimet e larta ne degen Drejtesi, niveli Master.
  • Te kete njohuri dhe experience minimumi 3 vjecare ne Prokurimet Publike
  • Te kete njohuri shume te mira te gjuhes Angleze (te folur dhe te shkruar)
  • Te kete aftesi te shkelqyera komunikimi dhe nderveprimi
  • Te kete aftesi shume te mira per te marre vendime dhe permbushjen me sukses te objektivave te kerkuara
  • Aftesi te forta analitike dhe negociuese.

Detyrat:

  • Mbulon proçeduren e prokurimit Publik
  • Organizon proçesin e shqyrtimit dhe analizimit
  • Është përgjegjës për dhënjen e këshillave,udhëzimeve dhe përgatitjen e akteve ligjore dhe nënligjore në fushen e prokurimeve publike, me qëllim zbatimin e saktë të dispozitave ligjore në fuqi
  • Përgjegjës për kryerjen në kohe dhe cilësi të inspektimit të dosjeve dhe raportimin për monitorimin e proçedurave të prokurimit,në përputhje me legjislacionin.
  • Kryen punë specifike të specialitetit që kanë të bëjne me rregullat e prokurimeve publike brenda rregullave,ligjeve dhe udhezimeve të përgjithshme
  • Realizon detyrat në përputhje me politikat e kompanise me standartet administrative dhe proçedurat teknike,me profesionalizem te larte.
  • Planifikon dhe përmbush detyrat e ngarkuara në menyrë profesionale dhe të pavarur.
  • Zbaton rekomandimet apo sugjerimet e eproreve me qëllim përmirsimin e praktikave apo. proçedurave. në fushen prokurimeve publike
  • Kryen çdo detyrë tjetër që i caktohet nga përgjegjësi i sektorit gjithmonë në lidhje me fushen e veprimtaris të sektorit ku bën pjesë dhe legjislacionin në fuqi.
  • Raporton dhe përgjigjet direktë para eprorit mbi ecurine dhe performance e kryerjes se detyres.

Ofrohet:

  1. Ofrohet pagese shume e kenaqeshme ne varesi te performance se kandidatit
  2. Kohezjatja e punes me orar te plote (full – time)
  3. Ofrohen kushte komode pune.


Kandidatet qe plotesojne kriteret e mesiperme jane te lutur te dergojne CV-te ne adresen email- it hr@infotelecom.al duke specifikuar pozicionin e punes per te cilin aplikojne.
Do te kontaktohen per interviste vetem kandidatet e perzgjedhur.
Intervistat do te zhvillohen prane zyrave te Gjonaj Group Holdings Adresa: Rruga e Elbasanit Godina Park Gate Kati i I
Nr Cel: 0684016349



Cel. : 0684016349
 


Apply WhatsApp
Back
Top