• Loan Officer



Crimson Finance Fund Albania (CFFA) eshte nje institucion Financiar Jo-Bankar I themeluar ne vitin 2015
nga Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit (AADF), NORFUND, Crimson Capital dhe Bashkia Tirane.
CFFA ofron produkte financiare innovative ne ndihme te nder ndërmarrjeve mikro, të vogla dhe mesme (MSMEs).
Ne kuader te zgjerimit, CFFA po kerkon te beje pjese te grupit te tij dinamik, nje Oficer Kredie.

Detyrat
Oficeri i kredisë duhet të:
  • Marketoje produktet financiare dhe transmetoje informacionin e duhur rreth tyre për klientët potencial
  • Vlerësojë dhe asistojë aplikimet e klientëve duke kryer analizen e tyre financiare dhe ate te riskut
  • Përgatitë propozimin per miratimin e financimeve
  • Ndjekë procedurat e nevojshme deri në miratimit e financimeve
  • Monitorojë performancen dhe cilesine e portofolit e tij te financimeve
  • Mbikqyrë pagesat e financimeve
  • Përgatisë raportet e nevojshme për menaxhimin.
Kualifikimet
  • Diplomë universitare relevante (ekonomi, financë, bankë)
  • Minimumi 2 vjet eksperiencë në institucione financiare dhe/ose banka nese sektorin e shitjes dhe/ose analizes.
  • Njohuri të punës në sistemin bankar dhe financave, duke përfshirë njohjen e kreditimit të MSME, riskun e kredisë, rregulloret dhe politikat e aplikueshme
  • Aftësi të shkëlqyera analitike, vecanarisht ne leximin analitik te pasqyrave financiare dhe përgatitjen e analizave financiare
  • Aftësi shume te mira ne perdorimin në MS Excel dhe
  • Aftësi të shkëlqyera në komunikim, prezantimin dhe shitjen e produkteve financiare
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze (preferuar nese eshte e mbrojtur me provimet e TOEFL apo IELTS)
Per te mbeshtetur studentet ekselent me mesatare mbi 9, te cilet jane gjithashtu te talentuar ne shitje dhe marketing
i inkurajojme te aplikojne pavaresisht mungeses se eksperiences!
Paketa financiare e ofruar eshte ndjeshem mbi mesataren e institucioneve financiare jo-banka dhe e krahasueshme me sektorin bankar.

Kandidatët që përmbushin kriteret e sipërpërmendura janë të ftuar të aplikojnë
duke dërguar CV dhe certifikimet përkatëse në: klejda.dervishaj@crimsoncapital.org
 


Apply
Back
Top