• Tirane, ofroj vend pune Gazetar për çështjet sociale

Gazeta Shëndeti kërkon të punësojë një gazetar për çështjet sociale.
Detyrat
– Ndjek ngjarjet e përditshme në terren
– Shkruan dhe përgatit lajmet për botim;
– Është përgjegjës për burimin e informacionit dhe zhvillimin e lajmit;
– Kontribuon në planifikimin dhe mbulimin e ngjarjeve;
– Përzgjedh materialet e duhura për publikim;
– Rishkruan dhe korrigjon lajmet sipas kërkesës së eprorit;
– Zhvillon intervista në terren;
– Grumbullon njohuri të specializuara sipas nevojës;

Kushtet
– Të ketë mbaruar studimet universitare;
– Së paku dy vjet përvojë pune në punë të ngjashme;
– Të ketë njohuri të mira të drejtshkrimit të gjuhës shqipe;
– Të ketë njohuri të mira të punës në kompjuter;
– Njohja e mirë e gjuhës angleze apo një gjuhe tjetër përbën avantazh;
– Të ketë aftësi për të punuar nën presion dhe si pjesë e ekipit;
– Të ketë përkushtim ndaj punës së kryer dhe të jetë i/e aftë të punojë me vetëiniciativë;

Të interesuarit të dërgojnë CV në info@shendeti.com.al
Adresa: Rruga «Brigada VIII», pallati jeshil Tekno-Projekt, shk 2, ap.14.
 


Apply
Back
Top