• Tirane, ofroj vend pune Specialist, Departamenti i Produkteve

Pozicioni : Specialist
Sektori: Sektori i Produkteve te Kreditimit dhe Investimit
Divizioni: Retail


Objektivat parësore
Impakt të drejtpërdrejtë në monitorimin, analizën dhe përmiresimet e të gjitha aspekteve të produkteve ekzistuese me synimin kontributin në rritjen e volumeve;
Identifikimi i faktorëve që ndikojnë në realizimin e objektivave dhe propozimin e hapave konkrete për përmiresime të vazhdueshme;
Dhënia e ideve për zhvillim produktesh të reja dhe organizimi i plote i proçesit të hedhjes së tyre në treg;

Përgjegjësitë kryesore dhe rolet

  • Zhvillimi dhe mirëmbajtja e të gjitha produkteve të depozitave, llogarive dhe paketave për segmentet e klienteve individë në përputhje me nevojat e tyre dhe objektivat e bankës;
  • Përgatitja e raporteve në frekuencë të rregullta kohore në varësi të kërkesave, për ecurinë e portofolit të depozitave, llogarive & paketave dhe nxjerr konkluzionet e nevojshme;
  • Grumbullimi dhe analiza e informacionit nga rrjeti i degëve mbi mbarëvajtjen e produkteve dhe identifikimi I nevojave për përmiresime të mëtejshme të produkteve;
  • Angazhimi në projekte që lidhen me zhvillimin e produkteve te reja dhe implementimin e tyre;
  • Mban informacion te perditesuar per tregun dhe konkurentet dhe nxjerr konkluzionet e nevojshme ;
  • Organizimi dhe mbajtja e trajnimeve për punonjësit në rrjetin e degeve për produktet e reja të depozitave, paketave ose ndryshimet në produktet ekzistuese ;
  • Mbështetja e vazhdueshme e rrjetit të degëve në punën e përditshme për orjentim dhe support për produktet ;
  • Analizim dhe implementim i ndryshimeve ne legjislacione dhe rregulore që impaktojnë produktet apo transparencen e informacionit;
  • Mbajtja e marrëdhënies me palët e treat, për ecurinë dhe zhvillimin e produkteve që lidhen me pagesat (utilitete, pensione, ndihma ekonomike);
  • Përgatitja dhe përditesimi i proçedurave dhe proçeseve të produkteve që menaxhohen në portofol;
  • Pjesëmarrje në projekte të Bankës të lidhura me produktet retail, sipas nevojave të biznesit apo kërkesave te Grupit;
  • Realizimi brenda afateve i të gjitha detyrave dhe raportim në mënyrë periodike te supervizori;
  • Detyra e përgjegjësi të tjera bazuar në nevojat e Bankës.
Kualifikime të nevojshme

  • Arsimi,
Diplomë Univeristare, preferohen degët e Ekonomi/ Financë & Bankë / Administrim Biznesi


  • Eksperienca,
Eksperiencë në sektorin bankar për minimumi 5 vjet. Preferohet eksperienca ne fushen bankingut retail dhe/ose produktet e depozitave.


  • Puna ne grup,
Të ketë aftësi të mira organizimi dhe pune në grup. Te kete deshiren per te punuar me departamente te tjera/pale te treta.


  • Pavarësia në punë,
Të ketë vetëkontroll dhe përgjegjshmëri.
Të jetë i/e aftë të punojë dhe gjykojë në mënyrë të pavarur me minimumin e supervizimit nga eprori;


  • Gjuhe të huaja,
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze si në shkrim, lexim edhe në komunikim.


  • Aftesi te tjera
Fleksibël dhe me dëshirë për zhvillim;
Aftesi te mira analitike dhe interpretuese te rezultateve dhe statistikave te ndryshme;
I/E vendosur, i gatshem per te pranuar sfida te reja dhe per t’i implementuar ato me perkushtim dhe entuziazem te dukshem;
Aftesi shumë të mira në Programet bazë të paketës Office, kryesisht në përpunime databaze Excel dhe përgatitje prezantime ne Power Point;

Të gjithë të interesuarit duhet të dërgojnë CV të përditësuar dhe një letër motivimit në adresën e email-it humanresources@otpbank.al . Ju lutem vini re që vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.



Afati i fundit i aplikimeve: 26 Prill 2020

 


Apply
Back
Top