• Tirane, ofroj vend pune Jurist/e

[FONT=&quot]Partner.al kërkon një Jurist/e në Tiranë, për një klient i cili operon në sektorin e ndërtimit prej 20 vitesh.






[/FONT]

[FONT=&quot]Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përfaqëson shoqëritë e grupit për çështje të ndryshme gjygjësore, që nga përpilimi i padive, ankimimeve, ndjekjen e negociatave, prapsimet, korrespondencat zyrtare me autoritetet shtetërore për çështje të caktuara ligjore të veprimtarisë së shoqërisë;
  • Përfaqëson kompaninë pranë institucioneve administrative si dhe ndjek proçeset e ndryshme të administrimit si psh. proçesin për leje ndërtimi, leje shfrytëzimi, hipotekimin e pallateve & rezidencave, verifikimin hipotekor të pronave dhe procedurat e tjera të nevojshme për ndërtimin e një objekti;
  • Struktura, hartimi, rishikimi dhe negociimi në mënyrë efektive te kontratave të blerjes dhe shitjes, prokurimeve dhe kontratave të ndërtimit;
  • Menaxhon dhe ndjek proçedurat ligjore të kompanisë;
  • Përgatitjen e dokumentacionit për tender / koncesion;
  • Menaxhimin dhe ndjekjen e proçedurave të prokurimit deri në dorëzimin e objektit nga shoqëria;
  • Evidentimi i ndryshimeve në ligjet e biznesit dhe informimi i departamenteve dhe punonjësve të tjerë të interesuar, në lidhje me keto ndryshime;
  • Ndjekja e zbatueshmërisë së legjislacionit fiskal dhe doganor si dhe zgjidhja e problemeve konkrete në keto fusha;
  • Kryerja e korrespodencës me institucionet ose persona juridike;
  • Harton çdo akt tjetër të nevojshëm që I kërkohet nga shoqëria;





Kualifikimet/Kërkesat:

  • Të ketë mbaruar Fakultetin Juridik, Diplomë Master;
  • Të ketë eksperiencë të mëparshme minimialisht 5 vite;
  • Të ketë aftësi shumë të mira në formulimin e qartë të mendimit juridik dhe shkrimit të tij;
  • Aftësia për të punuar në mënyrë bashkëpunuese dhe efektive, aftësinë për të kuptuar dhe zhvilluar dhe për të shpjeguar zgjidhje ligjore;
  • Njohuri shumë e mirë e ligjit mbi Shoqërite Tregtare;
  • Njohuri mbi ligjin e Prokurimeve Publike;
  • Njohuri të Kodit Civil dhe Procedurës Civile;
  • Aftësia për të menaxhuar shumë projekte në të njëjtën kohë nën afatet te ngushta;
  • Të jetë i dedikuar në ndjekjen dhe përfundimin e punëve;
  • Të zotërojë shkëlqyeshëm gjuhën italiane dhe/ose gjuhen angleze;





[/FONT]

[FONT=&quot]
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al





[/FONT]
 


Apply
Back
Top