• Tirane, kerkohet Agjent/e shitjesh

AGJENT/E SHITJE

Kompania Albascan LTD, kompani që operon në fushën e Sistemeve të Sigurisë dhe IT nën kuadër të zgjerimit të stafit të saj kërkon Agjent/e Shitje për produktet dhe Sistemet që ofron.

Në rastin konkret të tregtimit të produkteve te sistemeve te sigurisë si më poshtë:
· Sisteme Kamerash IP (CCTV)
· Skanera me Rreze X dhe Ura Kontrolli
· Teknologji Anti - Drone
· Sisteme Menaxhimi Radhe
· Kontroll i Aksesit dhe Kohëmatës
· Sisteme Alarmi dhe Anti - Zjarri
· Centrale telefonike
· Sistem Perimetral Mbrojtës
· Zgjidhje për Menaxhim Parkimi
· Shërbime dhe Konsulencë IT


Përmbledhja e pozicionit:

Agjenti i shitjeve është përgjegjës për zhvillimin dhe implementimin e aktivitetit tregtar të portofolit të produkteve që kompania ofron.
Agjenti i shitjes identifikon listën e artikujve që disponon kompania deri te tregtimi te klienti, qoftë ky rishitës apo klient fundor, kjo gjithmonë duke analizuar tregun.
Është përgjegjës për identifikimin e partnerëve dhe klientëve të rinj si dhe prezantimin e risive të fundit. Të ndihmoj partnerët/klientët të përzgjedhin produktet/shërbimet e duhura.


Përgjegjësitë dhe aftësitë kryesore:

· Të ketë aftësi të mira negociimi dhe bashkëpunimi.
· Të komunikojë në gjuhë të huaj, në Anglisht ose Italisht.
· Të ketë njohuri bazë në lidhje me aspekte elektronike.
· Të zotërojë leje drejtimi klasi B.
· Të ketë aftësi të mira kompjuterike të përpilimit të ofertave dixhitale.
· Të planifikojë, zhvilloje dhe zbatoje aktivitetet e shitjes për kategorinë e produkteve të paracaktuara.
· Të identifikojë dhe krijojë marrëdhënie me klientë të rinj duke mbrojtur interesat e klientëve ekzistues.
· Të planifikojë vizita të rregullta dhe ekzekutojë porosi periodike për secilin klient.
· Ti ofrojë asistencë dhe konsulencë të plotë klientëve në lidhje me portofolin e produkteve.
· Të planifikojë targetin dhe të jete i përgjegjshëm për planin e paracaktuar.
· Të analizojë tregun në mënyrë që të maksimizojë fitimin e portofolit të paracaktuar.
· Të kryejë analiza të gjendjes së magazinës edhe në mënyrë periodike të hartojë file-in e porosisë.


Kërkesat e profilit:

· Diplomë universitare (ose të mesme por me eksperiencë) në Marketing, Administrim Biznesi, informatike Biznesi, ose Inxhineri elektronike.
· Te ketë eksperiencë pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 2 vjet.
· Kandidati duhet të ketë informacion të përgjithshëm në aspektin teknik, po ashtu edhe në atë të marrëdhënieve me klientë/furnitorë.
· Te ketë aftësitë ose dëshirë për të mësuar të menaxhojë programe CRM, kuotimi, faturimi.
· Të jetë energjik, komunikues, i aftë në punën në grup, dinamik edhe i/e orientuar drejt objektivit duke bërë të mundur zhvillimin edhe rritjen e kënaqësisë së klientëve të portofolit.


Jeni të interesuar për një sfidë të re në një kompani inovative?
Atëherë ne ju mirëpresim!
Të gjithë kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimin me CV-në e tyre në adresën info@albascan.com.al, ose për çdo paqartësi tjetër në numrin e tel +35569 65 65 085.
Adresa: Rruga e Barrikadave, Nd.28, H1, Tiranë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top