• Tirane, ofroj vend pune Graphic Designer

ALKOS GROUP ALBANIA është Distributori Ekskluziv për tregëtimin e markave më të njohurandërkombëtare në fushën e Artikujve Shtëpiak dhe të Konsumit,
Kozmetikës dhe tëKujdesit personal, me Zyra Qendrore në Autostradën Tiranë – Durrës, km 12,
shpall vakant pozicionin e punes
GRAPHICDESIGNER
Përgjegjësitë kryesore përfshijnë kryerjen e hulumtimit të tregut, prodhimin e materialeve promovuese dhe analizimin e të dhënave të shitjeve.
Kandidati ynë ideal duhet të jetë në gjendje të interpretojë sjelljet e klientëve dhe të sugjerojë mënyra kreative për të rritur ndërgjegjësimin e markës.

Detyra dhe Përgjegjësi·
  • Zbaton fushatat e marketingut dhe reklamave;
  • Përgatit strategji, plane dhe objektivave të marketingut dhe reklamimit;
  • Studion tregjet e produkteve duke zhvilluar dhe zbatuar fushata të ndryshme marketingu dhe reklamimi;
  • Qëndron i informuar në zhvillimin e tregut dhe identifikimin e iniciativave të reja.
  • Monitoron prezencën e produkteve dhe siguron mbështetjen e tyre në marketing;
  • Menaxhon dhe promovon zhvillimin e produkteve të reja në bashkëpunim me departamentet e tjera të kompanisë;
Aftësitë:
  • Të jetë krijues duke ofruar ide inovatore për produktet e kompanisë;
  • Të krijojë marrëdhënie të mira me klientët dhe kolegët duke mbajtur qëndrim pozitiv;
  • Të zotërojë aftësi të mira teknike dhe profesionale.
Kualifikimet / Kërkesat
  1. Diplomë Universitare në Biznes, Ekonomik, Marketing, Financë, Pikturë;
  2. Eksperiencë e mëparshme pune në këtë profil jo më pak se 2 vjet;
  3. Njohuri shumë të mira të programeve të design si Adobe Photoshop, CorelDRAW, Adobe Illustrator, analytics web dhe Google Adwords, etj.
  4. Njohuri të mira të gjuhës angleze, përben avantazh njohja e gjuhëve të tjera;
  5. Njohje e mirë e mjeteve të marketingut tradicional dhe dixhital;
  6. Leje drejtimi kategoria B;
Aplikimet mbyllen më 15 Qershor 2020

Luten të gjithë të interesuarit të aplikojnë duke dërguar CV-në dhe një portofol te punimeve te tyre në adresën e Email: o.cela@alkosgroup.al

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.
 


Apply WhatsApp
Back
Top