• Kerkohet Menaxher(e) i/e pergjithshem(me)

Kerkohet Menaxher(e) i/e pergjithshem(me)

Tashme prej 10 vitesh Qendra Performance eshte nje nga dritaret kryesore te transmetimit te dijeve, zhvillimit artistik dhe social dhe edukimit te te rinjve ne qytetin e Tiranes permes ofertes se gjere te kurseve ne fusha te ndryshme te artit, dhe organizimit te eventeve te ndryshme artistike per te rinj ne dy pikat e saj prane Pazarit te Ri dhe Qendres Kristal.

Qendra jone kerkon te punesoje nje Menaxher(e) te pergjithshem(me) i/e cili/a ka si fokus kryesor mbarevatjen e pergjithshme te kesaj qendre, dhe zhvillimin e saj.

Disa nga funksionet kryesore qe ky pozicion parashikohet te mbuloje jane :
  • Mardhenie me publikun/klientet
  • Kordininim i orareve midis klienteve dhe mesuesve
  • Menaxhim i arkes
  • Raportim periodik (financiar dhe kualitativ) ne Excel
  • Perdorim i sistemit online te Tatimeve efilling
Kriteret qe kandidati/ja duhet te plotesoje per te aplikuar jane:
  • Te kete aftesi te shkelqyera komunikimi (minumumi 1 vit eksperience ne mardhenie direkte me klientet)
  • Te kete kryer studimet universitare ne degen e Finances apo dege te tjera te ekonomise
  • Te kete njohuri te thella te perdorimit te Excel dhe Word
  • Te kete eksperience ne perdorimin e sistemit online te Tatimeve efilling
  • Te kete aftesi krijuese dhe iniciative te larte
  • Te zoteroje gjuhen angleze
Te interesuarit jane te lutur te dergojne nje CV sa me te detajuar ne adresen e emailit qendra.performance@hotmail.com
 


Apply
Back
Top