• Lushnje, ofroj vend pune As/Menaxher Operacional

Metropol Group është një grup privat në Shqipëri me qëndër në Lushnje, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare i cili është në kërkim të kandidatëve për pozicionin As/Menaxher Operacional.

Përshkrim i pozicionit:

As/Menaxheri Operacional koordinon veprimtarinë dhe menaxhimin operacional të kompanisë.

Përgjegjësitë kryesore:

-Koordinimi, menaxhimi dhe monitorimi i punëve të departamenteve të
ndryshme në Kompani;
-Viziton njësitë e shitjes për të siguruar menaxhim efikas dhe efektiv, si dhe shitje me performancë të lartë;
- Pranon dhe analizon ankesat e klientëve për të adresuar dhe zgjidhur çështjet e tyre,
-Menaxhon mirëmbajtjen e pajisjeve;
-Siguron mbështetje teknike kur është e nevojshme;
-Lehtëson koordinimin dhe komunikimin midis funksioneve mbështetëse;
-Ndihmon në zhvillimin e planeve strategjike për veprimtarinë operacionale;

Kërkesat minimale:

-Arsimi i Mesem/Preferohet arsimi i Lartë;
-Te kete experience të ngjashme minimumi 2 vite;
-Njohuri dhe përvojë në administrimin;
-Të menduarit kritik dhe zgjidhjen e problemeve;
-Planifikimi dhe organizimi e projekteve;
-Aftësi komunikuese;
-Mosha mbi 30 vjec;

Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datën 24 Mars 2020, në adresën eletronike hr@metropolgroup.al.

Ju do të kontaktoheni nga departamenti i Burimeve Njerëzore nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.

Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave, ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

Cel. : +355697024732
 


Apply WhatsApp
Back
Top