• Lushnje, ofroj vend pune Specialiste Marketingu/Përpunuese të dhë

Metropol Group është një grup privat në Shqipëri me qëndër në Lushnje, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare i cili është në kërkim të kandidatëve për pozicionin Specialiste Marketingu/Përpunuese të dhënash.

Përmbledhja e Pozicionit:

Ky pozicion ka përgjegjësine e vazhdueshme për të përgatitur database me të dhëna dhe raporte në shërbim të Kompanise.

Detyra dhe Përgjegjësi:

-Siguron informacionin e kërkuar (përmbush të gjitha detyrat);
-Përpunon informacionin ne excel;
-Përgatit raporte;
-Azhornon të dhënat e klientëve


Kërkesat Minimale:

-Arsim i Mesëm/Lartë, përbën avantazh arsimi lartë
-Minimum 1 vit përvoje pune preferohet në pozicione të ngjashme;
-Njohuri shumë të mira të Excel
-Aftësi organizative;
-Shumë i/e besueshme, diskrete dhe me etikë pune;
-Ndershmëri dhe integritet;
Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datën 24 Mars 2020, në adresën eletronike hr@metropolgroup.al.

Ju do të kontaktoheni nga departamenti i Burimeve Njerëzore nëse jeni përzgjedhur për të vijuar me proçesin e intervistave.

Në bazë të ligjit Për mbrojtjen e të Dhënave Nr. 9887, datë 10.03.2008, dhe rekomandimeve nga Institucioni i Komisionerit Për Mbrojtjen e të Dhënave, ju bëjmë me dije se tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

Cel. : +355697024732
 


Apply WhatsApp
Back
Top