• Tirane, ofroj vend pune Menaxher Projekti

Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe menaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, të Kompanisë.
Kompania Mane TCI është lider në ndërtim dhe investim të projekteve zhvilluese, në Shqipëri dhe rajon. E themeluar në vitin 2001, “Mane TCI” është e specializuar në fushën e ndërtimeve civile dhe industriale si: Qendra Tregtare, Godina Rezidenciale, Qendra Sociale dhe Kulturore, ndërtime industriale dhe infrastrukturë.

Pozicioni: Menaxher Projekti
Departamenti: Teknik
Vendndodhja: Tiranë

Përmbledhja e Pozicionit: Menaxheri i Projektit është përgjegjës për zhvillimin dhe përfundimin e projektit dhe në funksion të këtij qëllimi, duhet të përmbush përgjegjësi dhe detyra menaxheriale, organizative, mbikqyrëse, koordinuese, vendimmarrëse. Menaxheri i Projektit mund të jetë përgjegjës edhe për më shumë se një projekt në të njëjtën kohë. Drejton procesin e dokumentimit që nga marrja e projekteve, fazat e oponencës, aktet e kontrollit gjatë zbatimit, dorëzimit të punimeve, lejes së shfrytëzimit dhe akt kolaudimit.
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:

  • Përgatitja dhe Menaxhimi i buxhetit të projektit
  • Menaxhimi i devijimeve në projekt
  • Përgatitja dhe Menaxhimi i grafikut të punimeve dhe ndjekjen e ecurinë e tij
  • Koordinon punën me strukturat e kompanisë që janë të angazhuara në këtë projekt
  • Ndjek realizimin e punimeve në përputhje me standartet e kompanisë dhe KTZ
  • Kontrollon dhe miraton situacionin përmbledhës mujor
  • Miraton cost raportet mujore të projektit
  • Menaxhimi i strukturës tekniko administrative të projektit
  • Përpilimin e pjesës teknike të kontratave të sipërmarrjes duke përfshirë standartet e ndërtimit, specifikimet, planet e projektit.
  • Përcaktimin e shtojcave të kontratës (Urdhër Ndryshimet) dhe sigurimin e bashkangjitjes së tyre me kontratën
  • Monitorimin e vazhdueshëm të kontratave
  • Aprovimin e penaliteteve
  • Punon me strukturat përkatëse për të përcaktuar dhe analizuar kostot e projektit
  • Garantimin e zbatimit të procedurave tekniko-administrative të kompanisë
  • Siguron dokumentimin në të gjitha fazat e projektit. Përgatit plane afat shkurtra në varësi të progresit të projektit
  • Siguron që cilësia e punimeve është sipas standarteve të duhura duke mbikëqyrur dhe kontrolluar ecurinë e punimeve në të gjitha kantieret
  • Siguron që të gjitha kërkesat dhe/ose objektivat e projektit jane te dokumentuara sic duhet
  • Siguron që dokumentacioni i projektit të jetë i plotë dhe aktual
  • Siguron asistencë administrative dhe inxhinierike tek sipërmarrësit e ndërtimeve, të kontraktuesit, për të zgjidhur paqartësitë dhe problemet dhe siguron përfundimin e suksesshëm të projektit
  • Përgatitjen e raporteve periodike në lidhje me ecurinë e projekteve
  • Përcakton nevojat për staf teknik, organizon punën dhe miraton detyrat për stafin në varësi direkte të tij
  • Menaxhon dhe kontrollon zbatimin e detyrave
  • Orienton vartësit në procesin e punës
  • Jep feedback në mënyrë të vazhdueshme për ta
  • Ndjek ecurinë dhe zhvillimin e tyre, siguron asistencë teknike, monitoron progresin e punës dhe bën vlerësimin e performancës
  • Në bashkëpunim me BNJ, përgatit vlerësimin e performancës për punonjësit që janë në varësi direkte të tij dhe miraton vlerësimin e performancës për nivelin e dytë dhe të tretë të organizimit të departamentit.
  • Propozon, ngritje në detyrë dhe promovime të personelit që ka rritje profesionale në punë duke e shoqëruar edhe me vlerësimet përkatëse ose dhe raste demotivimi për punonjës që kanë shkelur standartet e punës me pasojë penalizimin e tyre.
  • Detyra të tjera që i ngarkohen

Edukimi: Të zotërojë diplomë universiteti në Inxhinieri Ndërtimi/ Arkitekturë

Kualifikime të tjera:

  • Të ketë experiencë pune jo më pak se 10 vjet
  • Aftësi shumë të mira menaxhuese, organizative, planifikuese, projektuese dhe komunikuese
  • Aftësi për të lexuar, analizuar dhe shpjeguar projektet, korrespondecat e biznesit, kontrata, procedurat dhe manualet teknike
  • Aftësi për të menaxhuar projekte dhe kontrakta të ndryshme specifike që përfshihen në projekte ndërtimi
  • Aftësi për të prezantuar në mënyrë sa më efikase problematikat, komunikim i shkëlqyer me gojë dhe me shkrim, përgatitje raportesh
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (njohja e një gjuhe tjetër të komunitetit europian do të përbënte avantazh)
  • Të ketë iniciativë dhe fleksibilitet lidhur me orarin e punës.
  • Principet dhe praktikat në përdorimin e programeve kompjuterike (CAD, EXCEL, MS-PROJECT (ose PRIMAVERA)

Aftësi të tjera:

  • Eksperiencë 5 vjecare në drejtimin e projekteve të ndërtimit.

Mënyra e aplikimit:
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre dhe letrën e motivimit në adresën hr@manetci.al me subjekt MTCI_20

Afati i dorëzimit: 23.03.2020

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 vendosur ngaKuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top