• Tirane, ofroj vend pune Inxhinier elektrik

Kompania Lim-Em Shpk eshte ne kerkim te nje inxhinieri Elktrik i cili duhet të jetë njohës i mirë i vizatimeve dhe skemave elektronike/elektrike, të jetë i vëmendshëm dhe i kujdesshëm në interpretim të manualeve instalues të pajisjeve që përdor, të njohë karakteristikat teknike të materialeve që përdoren në instalimet.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Bën asistencë teknike në mirëmbajtjen e pajisjeve elektrike, si dhe ndërrimin e pjesëve të amortizuara, të cilat paraqiten gjatë orarit të punës në objektet
  • Evidenton nevojat dhe porosit pjesë për mënjanimin e dëmeve, defekteve të tjera;
  • Duhet të jetë komunikativ dhe bashkëpunues edhe me punëtorët tjerë, për kryerje sa më efikase të punëve;
  • Kryerja e punëve tjera – sipas nevojës dhe natyrës së profesionit që zhvillon kompania.

Kërkesat e profilit:

  • Të ketë përfunduar arsimin e mesëm, preferohet me arsim te larte
  • Të ketë eksperiencë pune në pozicione të ngjashme jo më pak se pese vjet;
  • Të ketë përvojë pune në instalime rrjeti dhe impiantesh elektrike;
  • Të ketë aftësi organizative, monitoruese dhe komunikuese.
  • Të jetë i disponueshëm dhe fleksibël jashtë orarit zyrtar te punes.

Te gjithe personat e interesuar mund te dergojne nje CV ne adresen e emailit hr@lim-em.al ose te kontaktojne ne numrin e telefonit : 0697008708.



Cel. : 0697008708
 


Apply WhatsApp
Back
Top