• Tirane, ofroj vend pune Asistente Familjeje

SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri kerkon te punesoje gra ne pozicionin Asistente Familjeje.
SOS Asistentja e Familjes mbeshtet SOS Nenen ne detyrat e saj, duke e ndihmuar profesionalisht ate ne ofrimin e kujdesit dhe zhvillimit te femijeve SOS.

Detyrat dhe pergjegjesite kryesore:


  1. Asistentja e Familjes mbeshtet ne menyre profesionale SOS Nenen, gjate aktivitetit te perditshem te kujdesit dhe zhvillimit te femijeve ne SOS familje.
  2. Realizon zëvendësimin e përkohshëm të SOS Nënës në rastet kur ajo merr pushimet, duke marrë të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e saj dhe mban përgjegjësi gjatë kohës së zëvendësimit për fëmijët dhe për shtëpinë ku ata jetojnë.
  3. Ndjek fëmijët e familjes në procesin e përgatitjes ditore të mesimeve, duke i mbështetur ata sipas nevojave, duke ndjekur pjesëmarrjen e tyre në kurset mbështetëse, duke i asistuar në mirëmbajtjen e librave dhe të paisjeve shkollore dhe informon rregullisht për ecurine e fëmijëve në shkollë.
  4. Mbështet në mënyrë individuale femijë të veçantë në proçesin e zhvillimit te tyre, nëpërmjet ndihmës në mësime, lojës dhe krijimit të marrëdhënieve individuale.
  5. Merr pjese aktive në jetën familjare dhe sociale te SOS familjeve që mbështet duke dhënë kontributin e saj në këtë aspekt.

Kerkesat per kandidaten Asistente Familjeje:


  1. Te kete perfunduar arsimin e mesem (12 vjet); preferohet, te kete kryer trainime ne fushen e kujdesit per femijet;
  2. Te kete nje eksperience pune jo me pak se 5 vjet ne rritjen dhe edukimin e femijeve;
  3. Te jete e afte dhe te kete deshire te kryeje te gjitha detyrat normale te nje nene / amvise per kujdesin ndaj femijeve;
  4. Te kete shendet te mire fizik dhe mendor;
  5. Te kete durim dhe komunikim te mire;
  6. Te jete e afte te mesoje dhe te kete deshire per tu permiresuar ne punen me femijet ne veshtiresi.

Personat e interesuar jane te ftuar te dergojne nje C.V. me email: hr@soskd.org.al
Tel: +355 4 4536901 ext 16
 


Apply WhatsApp
Back
Top