• Peshkopi, ofroj vend pune Drejtor, Agjencia Peshkopi

Siguron arritjen e objektivave vjetore dhe mujore të zonës gjeografike përkatëse përmes ofrimit të coaching, heqjes së pengesave për sukses dhe vepron si kampion për efektivitetin e shitjeve.

Përgjegjësitë kryesore:

  1. Sjell energji në proçesin e hartimit të planit të biznesit duke ndërmarrë veprime dhe duke bashkëpunuar me ekipin e mesëm dhe të lartë drejtues;
  2. Siguron arritjen e Planit të Biznesit, në terma rritje dhe cilësie portofoli, në zonën përkatëse, në përputhje me rregullat dhe proçedurat në fuqi në institucion;
  3. Ndërton marrëdhënie me stafin e agjencisë për të siguruar që përdoren të gjithë mjetet drejt suksesit;
  4. Kupton në detaj produktet financuese si ato duhen pozicionuar, për të qenë në linjë me tregun dhe konkurrencën;
  5. Siguron analiza të tregut për çdo segment klientele dhe sjell ide për përmirësim Drejtorit Rajonal të Biznesit;
  6. Siguron shërbim klientele të shkëlqyer, duke siguruar krijimin e marrëdhënieve afatgjata me klientët dhe siguron që ankesat e klientëve zgjidhen dhe/ose raportohen në limite minimale kohore;
  7. Monitoron indikatorët kyç të performancës së agjencisë, duke kompletuar raporte dhe ndërmarrë masa korrigjuese kur performanca është nën pritshmëri;
  8. Angazhim maksimal me kontrollin e kredisë dhe për identifikimin e mashtrimeve potenciale ose jo përputhshmërisë;
  9. Siguron që vendet vakante rishihen dhe plotësohen menjëherë kur ka një nevojë;
  10. Ofron coaching, mentorim, këshillim dhe është trajneri i punonjësve;
  11. Siguron një vlerësim vjetor performance të shkëlqyer.

Kërkesat për pozicionin:

  1. Diplomë Universitare e preferueshme në Ekonomi, Menaxhim Biznesi ose fusha të tjera të ngjashme;
  2. Eksperiencë pune e preferueshme 2 vjet si Drejtor Dege/Agjencie ose 4 vjet në një pozicion shitje në një institucion financiar/bankë;
  3. Njohuri ekselente të kredisë; Aftësi shumë të mira në shitje dhe marketing;
  4. Aftësi lidershipi, mbikqyrjeje, mentorimi;
  5. Aftësi shumë të mira organizative dhe të manaxhimit të kohës;
  6. Aftësi për të zhvilluar marrëdhënie të forta dhe për të punuar me drejtues të nivelit të lartë.


Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj duke plotësuar aplikimin online në https://noafin.al/jobs.

Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin përkatës deri në datë 18 mars 2020.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një intervistë.
 
Back
Top