• Tirane, ofroj vend pune Manaxhere

Kerkohen individë energjikë, me potencial të lartë, të vetë-motiviuar me integritet të lartë për tu bashkuar me ekipin tonë.
Jeni te ftuar të aplikoni për pozicionin: MENAXHER MARKETINGU/ SHITJESH .

PERSHKRIMI I PUNES SE MENAXHERIT

Menaxherja duhet të ketë aftësi të forta marketingu dhe shitëse. Ky person është një ambasador i kompanisë, pasi paraqet produktet dhe shërbimet e saj në nivelin më të lartë të mundshëm. Perfaqësuesi i marketingut/shitjeve shpenzon pjesën më të madhe të kohës duke vizituar kompani dhe individë me qëllimin e sigurimit të klientëve të rinj,si dhe mirëmbajtjen e marrëdhënieve me klientët ekzistues duke vepruar si ndërmjetës midis kompanisë dhe klientit. Përfaqësuesi i shitjeve duhet të përdorë një shumëllojshmëri metodash për të kryer një shitje,duke përfshirë paraqitjen e broshurave,duke ofruar informacion për cdo zbritje apo ofertë të disponueshme dhe duke ju përgjigjur pyetjeve mbi produktet apo shërbimet që ofrohen. Cdo shitje bazohet në një komision, kështu që përfaqësuesi i shitjeve duhet të ketë një qëndrim pozitiv ndaj punës dhe të kenë tendencën për të kryer një shitje me sukses. Orari i punes eshte nga ora 09:00 - 17:00 (me mundesi fleksibiliteti) por mund te linde shpesh nevoja per udhetime ne qytete te tjera keshtu qe patenta eshte e domosdoshme.
DETYRAT

Përshkrimi: Menaxheri kontakton klientë të mundshëm, dhe punon për të shitur produkte dhe shërbime të ofruara nga kompania. Një Përfaqësues i Shitjeve kryen detyrat e mëposhtme:

• Përditësim i bazave të të dhënave të konsumatorëve
• Kryerja e hulumtimeve të tregut
• Përmbush objektivat e shitjes
• Promovon produkte të reja
• Raporton mbi trendet e shitjeve
• Rregjistron porositë
• Monitoron aktivitetin e konkurrentëve
• Vlerëson fushatat e marketingut
• Koordinon me pergjegjesin e Lavanderise
• Kryen raportimet perkatese tek eproret

Kualifikimet / Kërkesat

• Të jete e motivuar dhe te kete deshire per te punuar ne menyre profesionale.
• Te kete mundesi per te udhetuar jashte Tiranes (kryesisht ne zonen e hotelerive te bregdetit ne aksin Tirane-Durres-Vlore)
• Negociuese shume e mire
• Të jesh i orientuar ndaj klientit – i sjellshëm, i përgjegjshëm dhe këmbëngulës.
• Entuziast
• Të jesh ambicioz,i sigurtë dhe i aftë për të marrë iniciativa.
• Të jesh i motivuar
• Aftësi të mira komunikimi
• Menaxhim i mirë i kohës
• Aftësi organizative
• Aftësi në shitje
• Të gatshëm për të punuar nën presion

Menaxheri i shitjeve pritet të ketë aftësi shumë të mira në shitje.Mund të zotërojnë cdo lloj kualifikimi.Këto kualifikime mund të jenë specifike për industrinë ose të natyrës teknike.Përfaqësuesi i Shitjeve duhet të jetë në gjëndje të menaxhojë shumë klient në të njëtën kohë dhe të jenë bindës.


KERKESA PER POZICIONIN
· Diplomë universitare
· Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office.
· Njohuri të mira të gjuhës Angleze (gjuhe shtese perben avantazh)
· Patente Makine

PAGA- KUSHTET DHE SHPERBLIMET
· Punonjesja do te paguhet me page fikse + bonus mbi klientet dhe strukturave te Hotelerise se kontraktuara.
· Ne dispozicion te Manaxheres do te vendoset nje automjet pune dhe telefon (shpenzimet e te cilave mbulohen nga kompania)
· Kontrate te rregullt pune

Te interesuarit te dergojne nje CV (me fotografi) ne adresen management@lavanderiperla.al ose info@lavanderiperla.al Do te kontaktohen vetem ato kandidate qe kualifikohen ne fazen e pare.


LAVANDERI PERLA SH.P.K
 


Apply
Back
Top