• Tirane, ofroj vend pune Elektricist

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.

Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:

Elektricist

Qellimi i punes:

Elektricisti është përgjegjës për funksionimin e pajisjeve dhe programeve të mirëmbajtjes së linjave, në përputhje me specifikimet e pajisjeve dhe përputhshmërinë me standardet e cilësisë së CCBS. Pozicioni gjithashtu është përgjegjës për realizimin e detyrave të mirëmbajtjes te përcaktuara në standardet e sigurisë dhe produktivitetit

Pergjegjesite kryesore:

  • Kontroll dhe aktivizim i impianteve ndihmese ne fillim te çdo turni.
  • Ekzaminim i difekteve gjate procesit prodhues dhe nderhyrje per riparimin e menjëhershem.
  • Plotesim i formularit te nderhyrjes pas mbylljes se difektit.
  • Ekzekutim i programit te mirëmbajtjes parandaluese në pajisje.
  • Kryerje te kontrollit te pajisjeve sipas frekuencave te percaktuara ne procedurat e aprovuara


Aftesite dhe kualifikimet:

  • Diploma e Shkolles Mesme Profesionale, dega Elektrike; ka avantazh Diploma e Shkolles se Larte ne Inxhinieri Elektrike/Elektronike.
  • Minimum 6-12 muaj eksperience në mirembajtjen e linjave te prodhimit, preferohet ne industri pijesh.
  • Njohuri per perdorimin e kodeve elektrike kombëtare.
  • Aftësi për të diagnostifikuar me saktesi e shpejtesi difektet dhe riparimin e tyre ne kohe
  • Njohuri te mira te procesit dhe te linjave
  • Njohja dhe perdorimi i manualeve te makinerive
  • Njohja e rregullave te sigurimit teknik dhe GMP (good production method).
  • Njohjuri mbi funksionimin e PLC, aplikacioneve software teknike.
  • Njohja dhe përdorimi i Microsoft Office.

Te interesuarit duhet te dergojne nje kerkese per punesim ku te specifikohet kerkesa per pozicionin e punes dhe nje kopje te CV ne adresen e-mail: hr@cocacola.al brenda dates 08 Mars 2020.

Vetem kandidatet qe plotesojne kriteret do te kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta

 


Apply WhatsApp
Back
Top