• Lezhe, ofroj vend pune Menaxher Shitjesh HoReCa në Lezhë

Partner.al kërkon një Menaxher Shitjesh HoReCa Lezhë, për një klient me 10 vite eksperiencë në fushën e distribucionit.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Vendos objektivat e shitjes duke parashikuar dhe zhvilluar kuotat e shitjeve vjetore per rajonin/territorin qe mbulon, duke projektuar volumin e pritshem te shitjeve;
  • Menaxhimi i zones të caktuar ; i supervizoreve te shitjes dhe një numri agjentësh shitjeje,
  • Orientimi, keshillimi, disiplinimi, monitorimi dhe vleresimi i performances te punonjesve që jane në varësinë e tij;
  • Shitjet për klientët e mëdhenj, zgjerimi i tregut dhe rritja e nivelit të shitjeve sipas objektivave;
  • Ndjek porositë në cdo hallkë deri në mbylljen e procesit të kontraktimit;
  • Planifikimi dhe koordinimi i shitjeve sipas modelit/strategjisë të kompanisë;
  • Bashkëpunimi me Departamentin e Marketingut për implementimin e strategjive të duhura për arritjen e objektivave;
  • Zhvillimi dhe ruajtja e marrdhënieve me klientet;
  • Rekrutimi dhe rritja e vazhdueshme e numrit te klientëve;
  • Përgatitja e raportimeve të ndryshme, sipas kërkesave nga eprori i drejtpërdrejtë;
  • Të informohet në menyrë të vazhdueshme mbi zhvillimet dhe ecuritë e tregut vendas;
  • Çdo detyre tjeter ne lidhje me funksionet e tij e caktuar nga eproret e drejtperdrejte.
Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:

  • Të ketë përfunduar studimet e larta, preferohet Fakulteti Ekonomik;
  • Eksperience në pozicione të ngjashme mbi 3 vjet në distribucion;
  • Njohuri në perdorimin e programeve financiare dhe Paketës Office;
  • Aftësi komunikimi dhe menaxheriale;
  • Njohuri të mira të gjuhës angleze.

Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-ne në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al

Ps: Ju lutem përcaktoni pozicionin për cilin aplikoni në momentin që dergoni CV-në tuaj.Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al






 


Apply
Back
Top