• Shkoder, ofroj vend pune part time Jurist

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri është një organizatë sociale, jo-politike dhe jo fetare, që ofron kujdes afatgjatë me bazë familjare për fëmijët, të cilët kanë humbur prindërit, apo që për arsye të ndryshme nuk mund të jetojnë me prindërit e tyre.
SOS Fshatrat e Fëmijëve mbështet gjithashtu fëmijët dhe familjet në nevojë përmes projekteve, që synojnë zhvillimin e kapaciteteve të këtyre familjeve.

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri shpall konkurimin për pozicionin:

JURIST NË PROJEKTIN E FUQIZIMIT TË FAMILJES
(vend-ndodhja SHKODER)

Juristi në Projektin e Fuqizimit të Familjes do te kryerje shërbimin e Konsulencës Ligjore për familje që jane pjese e Programit SOS Fshatrat e Femijeve Shkodër permes shërbimeve ligjore për informim, këshillim ligjor dhe mbeshtetje ligjore e njerëzve dhe grupeve në nevojë

Pozicioni perfshin 4 ore ne muaj, me nje pagese totale prej 4000 Leke / muaj.

Detyrat Kryesore:


  • Ofron këshillim mbi çështje ligjore qe prekin nevojat e familjeve
  • Shkruan, rishikon dhe redakton raporte, opinione, korrespondencë dhe dokumente të tjera qe lidhen me nevojat e familjeve dhe projektit
  • Dokumenton dhe organizon te gjithë dokumentacionin ligjor per te cilin ka ofruar sherbim

Profili për pozicionin JURIST


  • Diplomë universitare, dega Juridik.
  • Të paktën 5 vjet eksperiencë në punë ne fushen juridike
  • Preferohet te kete eksperienca ne mbrojtjen e te drejtave te femijeve apo te kete punuar ne kete fushe.


Paraqitja e dokumentave
Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 15.03.2020 në adresën hr@soskd.org.al një Curriculum Vitae.
 


Apply
Back
Top