• Durres, ofroj vend pune Menaxher per Servisin e Elektroshtepiake

Kompania GoTech Electronics shpall vakant pozicionin Menaxher per Servisin e Elektroshtepiakeve

Përgjegjësitë Kryesore:
Kryen kontroll periodik në laboratorin e riparimit dhe të pajisjeve;
Bën inventarin për pjesët e këmbimit;
Komunikon me furnitoret e jashtëm dhe kryen porositë përkatëse për pjesët e këmbimit;
Sigurohet që në laboratorin e riparimit të mos mungojnë pjesët e këmbimit dhe mjetet e nevojshme për realizimin e detyrave;
Ne bashkepunim me Call Centre rakordon punën e teknikëve për riparimin e pajisjeve sipas nevojave të klientëve;
Orientohet gjithmonë për ti dhënë zgjidhje përfundimtare klientëve;
Komunikon me klientet në rastet kur teknikët nuk i kanë dhënë zgjidhjën e dëshiruar klientit dhe mundohet të zgjidhë cdo situate duke respektuar politikat dhe proçedurat e kompanisë;
Me miratimin e Administratorit te kompanise kryen kalimin e mallrave me defekt ne magazine e mallrave te demtuar;
Monitoron dhe vlerëson punëmarrësit që ka në varësi;
Organizon punën dhe harton planin e punës për çdo teknik që ka në varësi;
Ndjek me rigorozitet zbatimin e orarit të punës dhe të disiplinës në punë nga stafi dhe i propozon eprorit, kur është e nevojshme, masa disiplinore të argumentuara në lidhje me problemet e konstatuara;
Kryen raportim nje mujor te Administratori i Kompanise lidhur me punet e kryera nga stafi ne varësi
Kryen raportim tre mujor tek Administratori i kompanisë lidhur me punët e kryera nga tekniket e jashtëm;
Të mbajë kontakt me stafin e dyqaneve mbi problematika të mundshme të pajisjeve;
Komunikon në mënyrë profesionale me kolegët nga departamentet e tjera sa herë është e nevojshme për realizimin e detyrave të përcaktuara;
Punëdhënësi mund t’i caktojë punëmarrësit edhe detyra të tjera, të bazuara në nevojat e kompanise

Kerkesat e pozicionit:
Të ketë aftësi shumë të mirat menaxhuese dhe raportuese
Të jetë i përgjegjshëm dhe me integritet;
Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
Të jetë fleksibël me oraret
Të posedojë lejë drejtimi automjeti;
Eksperiencat profesionale:
Të ketë përfunduar arsimin e mesëm profesional ( arsimi i lartë përbën avantazh);
Të ketë minimum 2 vjet eksperiencë pune në të njejtën fushë;
Njohuri të mira të gjuhëve të huaja, vecanerisht anglisht

Te interesuarit te aplikojne ne hr@gotech.al

 


Apply
Back
Top