• Operator i Qendres se Monitorimit

SD_INVEST_Cover.jpg


“S&D Invest” është një nga kompanitë e mirënjohura në fushën e manaxhimit dhe administrimit të pronës së përbashkët. Themeluar që në vitin 2008 S&D Invest menaxhon rezidencat dhe resortet turistike duke zhvilluar ambjente funksionale, të sigurta, të pastërta, të gjelbërta etj, të cilat ndikojnë në cilësinë e jetëses në komunitet.

Kompania po kërkon për zgjerojë stafin e saj në pozicionin:

Operator i qëndrës së monitorimit


Detyrat dhe Përgjegjësitë:


  • Monitoron sistemet e alarmit dhe ato të kamerave.
  • Kryen shërbimin me turne, gjatë gjithë ditëve të javës, në qëndrën e monitorimit të rezidencës.
  • Bashkëpunon me qëndrën operatore të SHRSF-se duke kordinuar për monitorimin e kryerjes së shërbimit nga punonjësit e sigurisë si dhe kontrollin e objekteve me grupet e gatshme të SHRSF-je.
  • Realizon komunikimet përkatëse duke njoftuar personat përgjegjës për raste emergjente.
  • Evidenton në librat e shërbimit të gjitha detajet e ngjarjeve të ndodhura si dhe udhëzimet e dhëna nga Drejtuesit.
  • Jep informacione përmes telefonit për temat për te cilat jane te interesuar banoret apo telefonues të ndryshëm.

Njohuritë dhe Aftësitë:


  • Të ketë përfunduar arsimin e mesëm.
  • Përbën avantazh eksperienca në sektorin e ngjashëm.
  • Aftësi të mira komunikuese, ndërpersonale dhe organizative.
  • Të ketë njohuri të mira të ‘’Paketës Office’’.
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze dhe Italiane.

Aplikantët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre deri më datë 31.07.2020 në adresën email: hr@kodraediellit.com

Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr. 9887 , date 10.03.2008 i ndryshuar, vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për "Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
 


Apply
Back
Top