• Menaxher i Pjesëve të Këmbimit, Departamenti i Pas Shitjeve

Menaxher i Pjesëve të Këmbimit, Departamenti i Pas Shitjeve

Auto Star Albania sh.a., pjesë e Kastrati Group, është i pari distributor i përgjithëm dhe përfaqësues zyrtar i Mercedes-Benz dhe markave të tjera të Daimler në territorin e Republikës së Shqipërisë.
Auto Star Albania ofron shërbimet e shitjes të të gjitha mjeteve të reja dhe të përdorura (të çertifikuara) Mercedes-Benz (autovetura, furgonë, kamionë dhe autobuzëve),
këshillim financiar për individët, kompanitë private dhe institucionet shtetërore etj. Auto Star Albania sh.a. gjithashtu ofron shumëllojshmëri shërbimesh periodike, riparimesh të ndryshme dhe shërbime garancie, konform standarteve të përcaktuara dhe çertifikuara nga Mercedes-Benz.

Auto Star Albania sh.a. është në kërkim të një individi të talentuar, ambicioz dhe me përvojë për pozicionin
Menaxher i Pjesëve të Këmbimit, Departamenti i Pas Shitjeve.
Menaxheri i Pjesëve të Këmbimit, është përgjegjës për organizimin, kontrollin dhe efikasitetin e të gjithë sektorit të Pjesëve të Këmbimit dhe Aksesorëve Mercedes-Benz.
Ai/ajo gjithashtu është përgjegjës/e për performancën dhe arritjen e objektivave të shitjeve, menaxhimin e stokut dhe porosive tw pjesëve të këmbimit.
Për më tepër, ai është përgjegjës për mbarëvajtjen e të gjitha proceseve logjistike, në përputhje kërkesat ligjore dhe specifikimet dhe standardet e prodhuesit,
si dhe planifikimin, menaxhimin e zhvillimin e të gjitha burimeve njerëzore në Departamentin e Pjesëve të Këmbimit.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Përcakton strategjinë dhe objektivat konkrete për rritjen e shitjeve të pjesëve të këmbimit, planifikimin e investimeve, kostove, shitjeve të njësive dhe fitimeve.
  • Komunikon dhe vendos synimet për të gjitha masat e përcaktuara brenda Departamentit të Pjesëve dhe ndjek ecurinë e zbatimit.
  • Zbaton në mënyrë konsistente dhe kontrollon masat optimizuese për përmirësimin e vazhdueshëm të kënaqësisë së klientit (CSI).
  • Garanton dhe mbikqyr pajtueshmërinë me të gjitha kërkesat ligjore dhe specifikimet e lidhura me prodhuesit (p.sh. inventarizimin dhe proceset e tjera).
  • Siguron një atmosferë përfaqësuese të markës në Departamentin e Pjesëve të Këmbimit (në zonën e ekspozimit për pjesët dhe aksesorët).
  • Komunikon dhe vendos synimet për të gjitha masat e përcaktuara brenda Departamentit të Pjesëve të Këmbimit dhe të siguron zbatimin e tyre.
  • Monitoron dhe manaxhon të gjithë procesin e porosive dhe shitjes së pjesëve të kwmbimit dhe logjistikës.
  • Ndjek dhe analizon treguesit e performancës së shitjeve të pjesëve të këmbimit dhe aksesorëve.
  • Ideimi dhe menaxhimi i masave korrigjuese gjatë gjithë vitit për të siguruar arritjen e objektivave vjetore.
  • Komunikon rregullisht masat për të gjithë stafin dhe mbikëqyrësit, duke siguruar reagime të efektshme të masave në mënyrë periodike.
  • Siguron dhe garanton efikasitetin e kostove përmes optimizimit të proceseve për prokurimin, planifikimin e inventarit dhe shitjet.
  • Zbatimi i zhvillimit sistematik të tregut të pjesëve dhe ndër-divizional.
  • Zhvillon strategji çmimesh dhe produktesh, si dhe krijon transparencë dhe segmentim të strukturës së klientit në Departamentin e Pjesëve.
Qualifikimet e nevojshme:
  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë (preferohet dega Inxhinieri Mekanike).
  • Të ketë të paktën 2 vite ekperiencë të mëparshme në pozicione të ngjashme dhe/ose pozicione drejtuese (avantazh përbën eksperienca në pozicionin e menaxherit të pjeswve tw kwmbimit).
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera organizative, mbikëqyrëse dhe menaxheriale.
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi, të punës në grup dhe shërbimin ndaj klientit.
  • Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (në të folur dhe në të shkruar).
  • Të jetë i përkushtuar, serioz dhe të demostroje sjellje profesionale.
  • Të ketë njohuri shumë të mira teknike në lidhje me produktet.
  • Të njohë strategjitë e korporatës, qëllimet dhe udhëzimet e kompanisë dhe të Departamentit të Pjesëve dhe të mundet t'i interpretojë dhe t'i zbatojë ato në mënyrë efektive në punën e tij të përditshme.
  • Të njohë strukturat, proceset dhe ndërlidhjet e departamenteve dhe personat përkatës të kontaktit (pjesë/pajisje, shitjet dhe Burimet Njerëzore).
  • Të ketë njohuri për aplikacionet aktuale të softuerit (p.sh. MS Office).
  • Të ketë njohuri shumë të mira për menaxhimin e asortimenteve, inventarizimit dhe prokurimit.
  • Të kuptojë lidhjen ndërmjet cilësisë, kënaqësisë së klientit dhe suksesin e biznesit.
  • Njohuritë për sistemet aktuale të TI në Mercedes-Benz, të tilla si WIS, ASRA dhe EVAnet përbëjnë avantazh.
  • Trajnimet e ndryshme teknike dhe çertifikat në një profesion servisimi (shërbimi) të automjeteve (p.sh. teknik i mekatronikës) ose trajnime të tjera të krahasueshme përbëjnë avantazh.
Kushtet:
Auto Star Albania sh.a. ofron një paketë tërheqëse benefitesh, përfshirë shpërblim të drejtë bazuar në vlerësimin e meritave
dhe performancës të secilit punonjës dhe mundësi karriere.

Procedura e Aplikimit:
Kandidatët e interesuar për këtë pozicion, janë të lutur të dorëzojnë CV-në e tyre dhe një letër motivimi brenda datës 15 Mars 2020
në adresën e e-mail: info@mercedes-benz.al dhe arben.breshani@mercedes-benz.al duke specifikuar pozicionin për të cilin aplikon.

*Në respektim të Ligjit Nr. 9887, datë 10.3.2008 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale i gjithë informacioni i dërguar nëpërmjet CV-së tuaj
do të trajtohet në mënyrë konfidenciale dhe nuk do t’i shpërndahet asnjë pale të tretë.
 


Apply
Back
Top