• Shqiperi, ofroj vend pune Zv. Drejtor Dege / CRM Senior, Berat

Kualifikimi i kerkuar:

  • Diplomë e shkollës së lartë, dega Ekonomik ose fusha te tjera te lidhura me te.
  • Te pakten 1 (nje) vit eksperiencë pune në dhenien e kredive ne sistemin bankar.
  • Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e kompjuterit.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

Detyrat Kryesore dhe Pergjegjesite:

  • Te menaxhoje marredheniet e bankes me biznesin ne fushen e produkteve te kredive, depositave, llogarive rrjedhese, trasfertave, kartave te kreditit dhe debitit, SMS dhe E-banking dhe cdo produkt tjeter te ri te hedhur ne treg nga banka.
  • Te mireprese çdo klient biznesi qe tregon interes per kredite duke e sqaruar e ndihmuar.
  • Te grumbulloje dhe verifikoje informacionin rreth vertetesise se dokumentacionit te paraqitur nga klienti dhe te verifikoje biznesin e klientit.
  • Te beje vleresimin e situates ekonomike dhe financiare te aktivitetit te klientit (te vetepunesuarit) si dhe te Korporatave.
  • Te jape mendimin e tij te pavarur, ne formen e nje analize te shkruar bazuar ne manualin e Kreditit, per dhenien ose jo te huase.
  • Te ndjeke, menaxhoje dhe te jete pergjegjes per kthimin e kredive brenda afatit.
  • Te kujdeset per nenshkrimin e marreveshjeve te pagave me Korporatat dhe / ose bizneset SME.
  • Te pranoje dhe kontrolloje dokumentacionin e paraqitur nga bizneset per celjen e llogarise rrjedhese per biznesin.
  • Te jete pergjegjes per ruajtjen dhe mirembajtjen e dosjes se kredise dhe te ruaje sekretin e cfaredo informacioni qe zoterojne per banken dhe klientet.


Afati i fundit i aplikimeve: 16 Shkurt 2020
Vetem kandidatet qe plotesojne kushtet do te kontaktohen.
Te interesuarit te aplikojne ne faqen zyrtare te Internetit te Bankes OTP Albania: https://otpbank.al/
ose te aksesojne linkun:
https://otpbank.al/pozicione-vakante/zv-drejtor-dege-crm-senior/
 


Apply
Back
Top