• Gjirokaster, ofroj vend pune Oficer Kredie, Dega Gjirokastër

Qëllimi i punës:

Oficeri i Kredisë siguron arritjen e objektivave vjetore dhe mujore për rritjen dhe cilësinë e portofolit duke identifikuar oportunitetet e shitjes dhe gjenerimin e klientëve të rinj duke qenë përgjegjës për tërë ciklin e jetës së kredisë së një klienti në NOA.

Përgjegjësitë e pozicionit:


  1. Analizon tregjet potenciale në mënyrë që të identifikojë nevoja të mundshme për financim dhe zhvillon një plan kërkimor duke konsideruar profilin e duhur të klientit në NOA;
  2. Promovon shërbim të shpejtë dhe profesional klientëve potencialë dhe ekzistues në mënyrë që të sigurojë një marrëdhënie afatgjatë dhe të shëndetshme;
  3. Inicion në mënyrë proaktive negociata shitjesh për të arritur objektivat e shitjes;
  4. Vlerëson risqet lidhur me aplikimin për kredi duke konsideruar karakterin e klientit, stabilitetin e biznesit, aspektet sezonale dhe tregun, si dhe informacionin në sektorin përkatës;
  5. Analizon kapacitetet ripaguese të klientit dhe përcakton nëse kredia mund të përmbajë një risk të pranueshëm brenda udhëzimeve të politikave të kredisë;
  6. Zhvillon plane specifike për përsëritjen e biznesit me klientët ekzistues dhe ndërmerr nisma pasuese të duhura;
  7. Qëndron i/e përditësuar në lidhje me produktet, proçedurat dhe politikat e reja, si dhe termat dhe kushtet e reja të propozuara nga Kompania;
  8. Performon mbledhjen e hershme dhe intensive të kredisë dhe ndjek vonesat sipas strategjisë së kompanisë me fokus normalizimin e pagesës së kredisë.

Kërkesat për pozicionin:


  1. Diplomë Universitare në degët e Fakultetit të Ekonomisë ose në fusha të tjera të ngjashme;
  2. Eksperiencë pune e preferueshme 2 vjet në pozicione të ngjashme në shitje;
  3. Energji, dinamizëm, kreativ, ambicie për të kapur oportunitetet për zhvillim;
  4. Aftësi të shkëlqyera bindëse dhe influencuese të balancuara me aftësi analitike.


Si të aplikoni:

Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj duke plotësuar aplikimin online në: https://noafin.al/jobs.
Aplikimi juaj duhet të përmbajë një CV të përditësuar dhe një letër motivimi për pozicionin deri në datë 26 shkurt 2020.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen nga Departamenti i Burimeve Njerëzore për një testim me shkrim.
 
Back
Top