• Kerkohet Asistent/e Zyre

KERKOHET ASISTENT/E ZYRE

Encon Consulting Albania ka filluar aktivitetin në 2011, dhe sot eshte nje nder kompanite me te medha ne fushen e vleresimit te pasurive te paluajtshme.

Si rrjedhoje e zgjerimit te kompanise ka lindur nevoja për nje Asistente Zyre.

Ftohen aplikime nga kandidatë të përshtatshëm për këtë pozicion kërkues.


DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

Menaxhimi i dokumentave, organizimi i takimeve në kohë dhe përpikmëri;
• Pret, përcjell vizitorë të huaj ose partnerë që kanë lidhje me shoqërinë, duke rakorduar; transportin dhe facilitetet e tjera;
• Menaxhon dokumentacionet në dosje, shoqeruar me indeksin përkatës;
• Zhvillon dhe formaton dokumente të ndryshme si dhe asiston në përgatitjen e materialeve të ndryshme të shoqerisë;
• Dokumenton dhe arshivon kontratat sipas natyrës së tyre;
• Mirëmban gjithë korespodencat e zyrës në formë elektronike ose hard copy;
• Mirëmban dhe arshivon sistemin e dosjeve, korespodencave, procesverbalet e takimeve;
• Kujdeset për ҫështjet administrative të zyrës;
• Organizon dhe kujdeset për blerjen e materialeve të nevojshme për aktivitetin e zyrës;
• Organizon takimet dhe axhendën e takimeve me partnerët;
• Përgatitja e raporteve dhe informacioneve për menaxhimin;
• Gadishmëri dhe ndjekje e kërkesave të punës;
• Detyra të tjera që i ngarkohen;
• Raporton te administratori në mënyrë të detajuar ecurinë e punës ditore.



KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA

Edukimi: Të ketë mbaruar arsimin e larte.


Eksperiencë Pune: Të paktën 1 vite eksperiencë pune si asistent/e zyre.

Aftësi:

Të zotërojë shkëlqyeshëm gjuhën angleze (të shkruar dhe të folur)
• Të ketë njohuri shumë të mira në përdorimin e programeve kompjuterike (paketa Microsoft Office)
• Të jetë vigjilente dhe të ketë aftësi shumë të mira organizative
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, në të folur dhe të shkruar.

Ofrojme pakete kompensimi shume te mire, trajnime dhe mundesi avancimi ne karriere.

Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre ne linkun ---> APLIKONI KETU.

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.


 


Apply
Back
Top