• Tirane, ofroj vend pune Oficer Kredie për Zonën e Kavajës dhe Lushnjes

Partner.al kërkon një Oficer Kredie për Zonën e Kavajës dhe Lushnjes, për një klient i cili operon në sektorin e mikrofinancimit.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Promovon shërbim të shpejtë dhe profesional klientëve potencialë dhe ekzistues në mënyrë që të sigurojë një marrëdhënie afatgjatë;
  • Identifikon klientë potencialë, në nevojë për financim dhe i bind ata për financim ose ofron këshillim financiar;
  • Zhvillon takime me klientë potencialë për të rritur ndërgjegjësimin mbi kushtet e kredidhënies;
  • Inicion në mënyrë proaktive negociata shitjesh për të arritur objektivat e shitjes;
  • Inicion, zhvillon dhe menaxhon marrëdhëniet me klientë të rinj dhe ekzistues;
  • Vlerëson risqet lidhur me aplikimin për kredi duke konsideruar karakterin e klientit, stabilitetin, aspektet sezonale dhe tregun, si dhe informacionin në sektorin përkatës;
  • Analizon kapacitetet ripaguese të klientit dhe përcakton nëse kredia mund të përmbajë një risk të pranueshëm brenda udhëzimeve të politikave të kredisë;
  • Kryen të gjithë kontrollet e nevojshme sipas procesit të kredidhënies mbi historikun e kredive të palëve dhe personave të lidhur si dhe dokumentacionit përkatës që është pjesë e propozimit për aprovim;
  • Kryen analizën financiare saktësisht dhe referon vendimin e tij në komitetin e kredisë në përputhje me procedurat e kredidhënies;
  • Qëndron i përditësuar në lidhje me procedurat politikat, termat dhe kushtet e reja të propozuara nga Kompania;
Kualifikimet/Kërkesat:

  • Diplomë universitare e preferueshme në Kontabilitet, Financë, Ekonomi, Administrim Biznesi;
  • Eksperiencë pune e preferueshme 3 vjet në pozicion të njejtë një institucion financiar;
  • Aftësi shumë të mira menaxheriale dhe organizative;
  • Aftësi të shkëlqyera analitike;
  • Njohuri të gjuhës Angleze;
  • Përdorues shumë i/e mirë i paketës MS Office dhe programeve financiare;
  • Të jetë banues i rrethit për të cilin aplikon.
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al.






 


Apply
Back
Top