• Tirane, ofroj vend pune Koordinator projekti ne fushen sociale

Shpallje për pozicion vakant pune: Koordinator Projektesh
Data e hapjes: 10 Shkurt 2020
Data e mbylljes: 24 Shkurt 2020
Titulli i pozicionit: Koordinator Projektesh
Vendi: Tiranë
Orë pune: Me kohë të plotë
Supervizor: Drejtori Ekzekutiv i NPF-së
Fondacioni “Ndihmë për Fëmijët” po kërkon të rekrutojë profesionistë në fushën e menaxhimit dhe koordinimit të projekteve zhvilluese sociale.
Funksionet bazë të pozicionit:
Koordinatori pritet të ofrojë shërbimet e tij/saj për cështje lidhur me realizimin e aktiviteteve të projekteve si dhe do të ofrojë ekspertizë në mbështetje të stafit të terrenit në sfidat e punës së përditshme. Ndër personi që do të përzgjidhet do të:
Koordinojë punën e ekipeve ne rrethet duke kryer një administrim të mirë praktik, në sajë të një sistemi konsultimi efikas, në të gjithë komponentët e organizimit të projektit dhe do te ofrojë mbështetjen e duhur personelit për realizimin me efikasitet të aktiviteteve të projektit. Sigurojë që të gjitha aktivitetet e projektit të zbatohen në kohën e duhur dhe në përputhje me standartet e projektit dhe kërkesat e donatorit. Planifikon dhe ndjek implementimin e aktiviteteve në bashkëpunim të ngushtë me stafin qëndror dhe lokal si dhe partnerët. Koordinon aktivitetet dhe ruan komunikimin me menaxherin, stafin e projektit, ekspertët dhe të tjerë aktorë dhe siguron që bashkëpunimi me partnerët të jetë i vazhdueshëm dhe i mirëmenaxhuar. Informon menaxherin dhe / ose drejtorin ekzekutiv për çdo devijim madhor të praktikave dhe politikave të miratuara. Përgatit raporte programatike dhe kujdeset që të ndiqet dhe zbatohen guidelines dhe standartet e raportimit te donatorit. Kujdeset dhe monitoron në mënyrë të vazhdueshme organizimin dhe zbatimin cilësor të aktiviteteve dhe ndërhyrjeve të projektit si takime, trajnime, keshillime me përfituesit, familjet e tyre, bashkepunimin me bashkite dhe ofrues te tjere te sherbimeve publike ose jo-publike. Eshte globalisht përgjegjës për cilësinë dhe efikasitetin e zhvillimit të projektit duke u siguruar që puna është marë në ngarkim me kompetencë, respekt dhe humanizëm. Angazhon personelin e nevojshëm të projektit dhe është përgjegjës për kryerjen e mirë të punës nga ana e tyre. Merr pjesë në mbledhjet mujore të ekipit të drejtimit. I përgjigjet çdo thirrje për takim si nga drejtori edhe nga donatorët.
Kualifikime të nevojshme: Koordinatori i Projektit duhet të tregojë njohuri dhe aftësi në fushën e menaxhimit të projekteve dhe shërbimeve sociale. Ai/ajo duhet të ketë:
Arsim: Arsimin e lartë në Shkenca Sociale apo degë të përafërta;
Eksperiencë: Eksperiencë të paktën tre vite në fushën e përfshirjes sociale; eshte e preferuar eksperienca e punes në sektorin jo-qeveritar, kryesisht ne koordinimin e projekteve per fuqizimin social dhe ekonomik te komuniteteve vulnerabel; Gjuhët: Shqip; njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
Njohuri, aftësi pune dhe ndërpersonale:
· Njohuri në sistemin e shërbimeve sociale në nivel qëndror dhe lokal;
· Njohuri shumë të mira të programeve te kompjuterit MS Office;
· Aftësi të mira komunikuese dhe të punës në grup;
· Aftësi për të punuar në ambjente inter kulturore;
· Aftësi analitike dhe raportuese;
· Dëshirë, dinamizem dhe gatishmëri për të punuar në terren;
Aplikimi:
Individët që zoterojnë këto cilësi duhet të dorëzojnë:
1. Curriculum Vitae;
2. Letër motivimi ku të përshkruajnë se si cilësite e tyre janë relevante për pozicionin;
3. Dy letra rekomandimi;
Dërgoni aplikimin në: NPFTirana@icc-al.org
Ose në adresën:Fondacioni Ndihmë për Fëmijet, Rruga ‘’Adem Jashari’’ P. 13, Kati 4[SUP]t[/SUP], Apt 14 Tiranë
Jo më vonë se 24 Shkurt 2020.
Fondacioni “Ndihmë për Fëmijët” ofron mundësi të barabarta punësimi pa dallime gjinie, etnie dhe fetare.
 


Apply
Back
Top