• Tirane, ofroj vend pune Art Director

Design Angle e cila ofron shërbime të marketingut digjital, kërkon të zgjerojë stafin me një Art Director, duke ju ofruar mundësi rritjeje në fushën e Graphic Design.

Detyrat kryesore:
  • Përgjegjës për menaxhimin dhe koordinimin e projekteve të ndryshme të grafik dizajnit duke përdorur ide të dobishme për pëfundimin e tyre;
  • Të punojë së bashku me anëtarët e skuadrës dhe stafin për të krijuar dizajne konstruktive dhe për të përmbushur kërkesat e klientëve;
  • Të zhvillojë pamjen apo stilin e përgjithshëm të një publikimi/një fushate reklamuese;
  • Përgjegjës për motivimin dhe mbikëqyrjen e skuadrës projektuese;
  • Bisedimi me klientët për të zhvilluar një qasje dhe stil artistik;
  • Zhvillimi i buxheteve të hollësishme;
  • Prezantimi i punës tek klientët për miratim;
  • Të ketë sukses në përfundimin e projekteve të klientit në kohën e duhur.

Aftësitë e kërkuara:
  • Diplomë universiteti (mundësisht në Dizajn Grafik, Arkitekturë, Shkenca Kompjuterike)
  • Eksperiencë në fushën e Reklamimit
  • Kreativitet i shkëlqyer në dizajnimin grafik
  • Përvojë e mirë me konceptet e dizajnit në reklamat e korporatave
  • Njohuri shumë të mira në përgatitjen dhe prodhimin e printimit
  • Aftësi shumë të mira komunikuese
  • Njohuri shumë të mira të programeve Photoshop, Illustrator, In Design etj.
  • Saktësia dhe vëmendja në detaje kur finalizohet dizajni

Të interesuarit luten të dërgojnë CV e tyre në hr@designangle.al
 


Apply
Back
Top