• Tirane, ofroj vend pune Pergjegjes i Sektorit te Kartave

Pergjegjes i Sektorit te Kartave dhe Kanaleve Alternative, Divizioni Retail

Objektivat Kyce

Zhvillimi dhe administrimi i produkteve dhe shërbimeve të Kartave dhe Kanaleve Alternative, ne të gjithë aspektetet, qe nga përcaktimi i karakteristikave të produkteve, cmimeve dhe proceseve, në përputhje kjo me pritshmerite e klientit, tregun, konkurrencën dhe përfitueshmërinë e bankës.
Objektivat Operacionale
Mirembajtja dhe rritja e portofolit te produkteve dhe shërbimeve të Kartave dhe Kanaleve Alternative ne linje me target dhe objektivat e vena.

Rolet dhe Pergjegjesite Kryesore

· Zhvillimi dhe implementimi i produkteve dhe shërbimeve të Kartave dhe Kanaleve Alternative, duke menaxhuar të gjithë spektrin , qe nga përcaktimi i karakteristikave dhe çmimeve te produktit deri ne lancim, në përputhje me pritshmerite e klienteve, kushtet e tregut dhe si dhe ne linje me përfitueshmërinë e bankës
· Përgjegjës për propozimin dhe përgatitjen e planit të biznesit me veprime dhe masa konkrete për të arritur objektivat ne bashkepunim te ngushte me rrjetin e degëve
· Pjesëmarrje aktive në zhvillimin e strategjisë dhe politikave të produkteve të Kartave dhe Kanaleve Alternative, bazuar në analizën e nevojave të klientëve dhe duke marrë parasysh zhvillimit ne treg dhe pritshmerite e bankes per rritje te biznesit
· Rishikimi i produkteve dhe shërbimeve egzistuese të Kartave dhe Kanaleve Alternative, termat & kushtet, implementimi dhe zbatimi korrekt i tyre si edhe mirembajtja dhe rishikimi i procedurave respektive
· Analize e detajuar e të dhënave dhe raportimi ne baza te rregullta i aktivitetit në lidhje me Kartat dhe Kanalet Alternative
· Menaxhim i projekteve te lidhura me kartat, ATM dhe Kanalet Alternative per ti dhene vlere te shtuar produkteve/sherbimeve dhe optimizuar proceseve
· Menaxhim I rrjetit te ATM të Bankës për sa i përket zhvillimit të biznesit dhe rritjes se përfitueshmerise, përfshirë mirembajtjen e vendodhjes se ATM-ve të reja dhe egzistuese
· Përgjegjës për marrëdhëniet me palet e treta si VISA, Master Card, apo partnere te tjere te jashtem, duke siguruar gjithashtu informacion te plote te manualeve dhe rregulloreve te tyre si edhe nje linjë të saktë raportimi lidhur me aktivitetin.
· Bashkëpunim te ngushte me Marketingun, Divizionin Operacional dhe departamente te tjere për të promovuar dhe përmirësuar shërbimet dhe funksionalitetet ekzistuese apo shtuar produkte / shërbime të reja
· Monitorim ne menyre aktive te kuadrit rregullator dhe marrja e masave respective per impaktin mbi produktet e Kartave dhe Kanaleve alternative në rast ndryshimesh
· Pergjegjes për pergatitjen e materialeve dhe mbajtjen e Trajnimeve të vazhdueshme mbi Produkteve të Kartave dhe Kanaleve alternative te stafi i rrjetit te degeve.

Kualifikime te Nevojshme

· Arsimi i larte, profili Banke apo Finance (preferohet),
· Eksperience minimumi 5 vjet ne biznesin e kartave,
· Aftesi shume te mira komunikimi me klientet dhe palet e treta,
· Aftesi shume te mira pune ne grup per te realizuar menaxhim sa me te mire te detyrave brenda Projekteve dhe jashte tyre,
· Kerkohen njohuri shume te mira te gjuhes Angleze
· Kerkohen njohuri shume te mira organizative te punes
· Kerkohen njohuri shume te mira ne perdorimin e kompjuterit,
Kerkohen njohuri te mira ne menaxhim projektesh

Afati i fundit i aplikimeve:
16 Shkurt 2020
Vetem kandidatet qe plotesojne kushtet do te kontaktohen.
Te interesuarit te aplikojne ne faqen zyrtare te Internetit te Bankes OTP Albania: https://otpbank.al/
ose te aksesojne linkun:
https://otpbank.al/pozicione-vakante/pergjegjes-sektori/
 


Apply
Back
Top