• AL, Tiranë ofroj vend pune Punonjes Social

lloji i njoftimit. : ofroj vend pune

Shteti............: AL,

Qyteti............: Tiranë

Shoqata SOS Fshatrat e Fëmijëve Shqipëri shpall konkurimin për një vend të lirë, në pozicionin

Punonjës Social për projektin “Parandalimi i braktisjes së fëmijëve-Fuqizimi i Familjes”, i financuar nga Vodafone Group Foundation.



Përgjegjësitë



-Identifikon familjet në nevojë, vlerëson situatën familjare, përcakton skemën e ndërhyrjes dhe monitoron zhvillimin e familjes

-Ofron mbështetje, këshillim, shërbime, trajnim për familjet në nevojë

-Vendos bashkëpunime me organizata qeveritare dhe joqeveritare, që kanë programe të ngjashme



Profili



-Të kete mbaruar studimet universitare ne fushen e shkencave sociale ose pedagogjike apo kurse te avancuara ne fushat e sipërpërmendura

-Të paktën 3 vjet eksperiencë në punën direkte me fëmijët dhe familjet në nevojë

-Njohuri mbi të drejtat e fëmijëve

-Njohuri mbi aspekte të zhvillimit të fëmijës dhe familjes

-Të ketë aftësi ndërpersonale të mira

-Të jetë i / e afte të punojë në grup dhe në mënyrë të pavarur

-Të jetë i / e aftë të përdorë kompjuterin



Paraqitja e dokumentave



Personat e interesuar janë të ftuar të paraqesin brenda datës 22.12.2006 pranë Zyrës Nacionale të Shoqatës SOS-Fshatrat e Fëmijëve, Shqipëri dokumentat përkatëse:

-Kërkesë për aplikim

-Curriculum vitae

-Kopje të diplomës së shkollës së lartë, listë notash

-Të paktën dy letra referencë, ndër të cilat njëra është nga punëdhënësi i fundit

-Dëshmi kualifikimi të ndryshme



Vetëm aplikantët e përzgjedhur në bazë të dokumentacionit do të kontaktohen.

Data e fillimit të punësimit: 01 Shkurt 2007



Rruga “Pjeter Budi”, Pallati Klasik Konstruksion, Shk. B, Ap. 16, Tirane
Tel & Fax: 04 378 517
 


Apply
Back
Top