• Operatore Finance Lezhë

Partner.al kërkon Operator/e Finance në Lezhë, për një klient me 10 vite eksperiencë në fushën e distribucionit.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Përgjegjës për marrjen e porosive nga klientët;
  • Përgatitjen e faturave të shitjes;
  • Regjistrimin në sitemin financiar të faturave të shitjes dhe kontrollin e tyre;
  • Kryen hedhjen e fletë daljeve në sistem;
  • Përgjegjës për plotësimin e faturave TVSH dhe hedhjen e tyre në sistem;
  • Arkëton xhiron ditore nga shitësit;
  • Regjistron të gjitha veprimet e arkës në librin e arkës, në sistemin financiar;
  • Përgjegjës për dokumentacionin e arkës -mandatet;
  • Harton raporte të thjeshta periodike;
  • Detyra të tjera që mund ti ngarkohen nga eprori i drjetpërdrejtë.
Kualifikimet/Kërkesat:
  • Të ketë mbaruar studimet universitare për Financë Kontabilitet;
  • Eksperiencë pune 3 vite në profil të ngjashëm;
  • Njohuri të mira të paketës MS Office;
  • Njohuri mbi programet financiare Financa 5;
  • Aftësi kalkuluese dhe analitike të mira;
  • Etikë pune dhe përpikmëri.
Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-in në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

 


Apply
Back
Top