• Tirane, ofroj vend pune Shef kuzhine

Shefi/ja e kuzhinës është përgjegjës/e te menaxhoj kuzhinën në tërësi, duke filluar nga organizimi i kuzhinierëve dhe ndihmës kuzhinierëve deri te përzgjedhja e menysë dhe përgatitja e pjatave të një cilësie të lart. Gjithashtu, ky person mban çdo evidencë në kuzhinë dhe raporton drejtorin në lidhje me kuzhinën.


Përgjegjësitë dhe detyrat:



  • Përgatit menynë
  • Përgatisë vaktet dhe ushqimet ditore në bazë të menysë
  • Mbikëqyr përgatitjen dhe shërbimin e gjithë ushqimit
  • Sigurohet që ushqimi është përgatitur në cilësi dhe standarde të larta; në rast te kundërt është i gatshëm të ndërhyj
  • Sigurohet që vaktet të përgatiten dhe shërbehen në kohë të shkurtër dhe në sasi të caktuar
  • Mbikëqyr dhe kontrollon nivelin e stokut në kuzhinë, si dhe porositë e stokut
  • Sigurohet që dëmet dhe humbjet të jenë minimale nga monitorimi i kujdesshëm i metodave të përgatitjes së ushqimit
  • Mëson stafin aftësi të cilat u duhen të përformojnë për të arritur standardet e kërkuara
  • Delegon detyrat gjithë stafit të kuzhinës në mënyrë efikase
  • Mbikëqyr dhe monitoron punën e gjithë stafit të kuzhinës
  • Siguron që higjiena të jetë maksimale në kuzhinë
  • Mbikëqyr dhe raporton shpenzimet e kuzhinës
  • Kërkesat e profilit
Njohuritë dhe aftësitë e kërkuara:



  • Preciz/e, i/e shkathët dhe i/e shpejtë
  • I/e besueshëm/e
  • I/e vëmendshëm/e ndaj detajeve, kreativ/e, dhe improvizues/e
  • Pozitiv/e dhe motivues/e
  • Aftësi të mira organizative dhe multifunksional/e
  • Fleksibilitet në orar të punës, sidomos në fillim
  • Njohja e gjuhës angleze e dëshirueshme

Kualifikimet:



  • Minimum 4 vite përvojë pune si shef kuzhine hoteli apo restoranti
  • Shkollim profesional për kuzhinë
  • Përvoja në kuzhinat ndërkombëtare e dëshirueshme
  • Çfarëdolloj trajnimi në këtë fushë është më se i dëshiruar


Nëse jeni të interesuar për këtë pozicion, lutem dërgoni CV-në tuaj në: jobs@evolvet.de, duke specifikuar pozicionin per te cilin ju aplikoni. Ju bëjmë me dije se, vetëm kandidatët e kualifikuar, do të kontaktohen për intervistë.
 


Apply
Back
Top