• Tirane, ofroj vend pune Kujdestare

Titulli i pozicionit: Kujdestare
Organizata: Shoqata Ryder Albania
Qyteti : Tiranë dhe Durrës
Tipi i punësimit: Me kohë të plotë

Përshkrimi i shkurtër i organizatës


Shoqata Ryder Albania (SHRA) është një organizatë jofitimprurëse e themeluar në Nëntor të vitit 1993, me mbështetje të Sue Ryder Care,të Britanisë së Madhe për ti ofruar shërbimin e kujdesit paliativ falas, në shtëpi pacientëve, që vuajnë nga sëmundje kërcënuese për jetën,si kancer, të moshuar me sëmundje kronike etj. Kujdesi paliativ është ofrimi i shërbimit të specializuar mjekësor, infermieristik,psikosocial për të rritur cilësinë e jetës së pacientëve dhe familjarëve të tyre, në fazën terminale.
SHRA ofron shërbim në dy qytetet më të mëdha të Shqipërisë, përkatësisht në Tiranë dhe Durrës.Ekipi Tiranës i krijuar në vitin 1993 dhe ekipi i Durrësit i krijuar në vitin 1996.Krahas shërbimit në shtëpi për pacientët, SHRA ka kontribuar në ngritje kapacitetesh të profesionitëve të shëndetësisë,që kanë në fokusin e punës të tyre kujdesin paliativ. Gjithashtu SHRA ka luajtur një rol të rëndësishëm në integrimin e kujdesit paliativnë sektorin publik si dhe në hartimin e kuadrit ligjor dhe rregullator të këtij shërbimi.
Përgjegjësitë e kujdestarit përfshijnë:



  • Të ndihmojnë pacientët të marrin ilaçet e përshkruara
  • Të ndihmojë pacientët për lëvizjen brenda dhe jashtë shtëpisë
  • Të ndihmojë pacientët për kujdesin personal dhe higjenën
  • Të ndihmojë pacientët me ushtrime të terapisë fizike
  • Të planifikojë dhe përgatisë ushqim me ndihmën e pacientëve
  • Të ndihmojë pacientët për bërjen e pazareve dhe pagesave të faturave të ndryshme
  • Të kryejë detyra shtëpiake që pacientët nuk mund t'i kryejnë vetë
Kërkesat



  • Përvojë pune si kujdestare
  • Njohuri për reagimin ndaj urgjencës dhe ndihmën e parë
  • Njohuri për aktivitetet e mbajtjes së shtëpisë dhe gatim me vëmendje të kufizimeve dietike
  • Aftësi të mira për menaxhimin e kohës
  • Aftësi të shumë të mira komunikuese dhe ndëpersonale

Afati i fundit për dërgimin e aplikimit është data 10 Shkurt 2020 . Të interesuarit mund të dërgojnë CV, letrën e interesit dhe dy referenca në adresën elektronike të Shoqatës Ryder Albania : ryderalb@icc-al.org.Do të kontaktohen vetëm aplikantët që do të përzgjidhen për intervistë.
 


Apply
Back
Top