• Elbasan, ofroj vend pune Supervizor Departamenti

NJOFTIM PUNE
Profili i kompanise: Balkan Finance Investment Group eshte nje nder grupet private investuese me te medha ne Shqiperi dhe rajon, i pranishem me aktivitete per zhvillimin e pasurive te paluajtshme, shitjet me pakice, ofrimin e sherbimeve dhe manaxhimin e hapesirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi per konsumatoret.

Kid Zone shpk
eshte pjese e Balfin Group i specializuar ne shitje me pakice ku tregton ne ambientet e tij artikuj te ndryshem per femije si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesore te shumellojshem per shtepine tuaj.

Pozicioni:
Supervizor Departamenti
Departmenti: Operacional
Vendodhja: ELBASAN

PERMBLEDHJE E POZICIONIT:
Supervizori i Departamentit eshte pergjegjes per organizimin, koordinimin dhe monitorimin e procesit dhe stafit operacional ne departamentin e tij/saj ne perputhje te plote me standardet e kompanise dhe direktivat e dhena nga menaxhimi i dyqanit. Ai garanton mbushjen e rafteve ne menyre te vazhdueshme sipas standardeve te Merchandising, eshte pergjegjes per pastertine, si dhe rregullon ne menyre te vazhdueshme departamentin e tij/saj dhe me gjere.

Detyrat:


  • Organizon stafin e tij per detyrat operacionale ne dyqan (mbushje, sistemim, stokim, levizje...etj)
  • Kontrollon stafin dhe sigurohet qe detyrat operacionale ditore te kryhen brenda afateve te vendosur nga menaxhimi i dyqanit.
  • Ben kontrrolle periodike te kategorive per te cilat eshte pergjegjes, per produkte (ekzistente) te pa ekspozuara ne dyqan dhe merr masa korrigjuese.
  • Trajnon stafin ne menyre te vazhdueshme ne menyre qe ata te zhvillohen dhe te kene nje implementin sa me te shpejte kur jane punonjes te rinj.
  • Ndihmon menaxhimin e dyqanit per planifikimin e orarit ne rast te delegimit te kesaj detyre.
  • Raporton ne menyre te vazhdueshme per tendencat e blerjeve te klienteve dhe artikujt qe ka me shume kerkese dhe njohuri te ndryshme te cilat kontribuojne ne rritjen e shitjeve te dyqanit.
  • Njeh me se miri produktet te departamentit perkates duke pershire shumeshllojshmerine, sasine, llojet dhe vetite e tyre.
  • Sillet situativ ne rast te problemeve me klientin, perdor njohurite e tij per te sqaruar keqkuptimet dhe kerkon ndihme nga superiori nese eshte e nevojshme.
  • Raporton te merchandiser / menaxheri i dyqanit ne menyre te menjehershem per avari te ndryshme per te cilat eshte deshimtar i momentit.
  • Jep feedback ne rastet e kerkuara mbi performancen e punonjesve te cilet jane pjese e departamentit qe ai/ ajo ka nen pergjegjesi.
  • Bashkepunon me koleget gjate detyrave operacionale ne dyqan, dhe mban fryme bashkepunuese me departamentet e tjera, supervizoret, menaxhimin e dyqanit dhe personelin e sigurimit.

KERKESAT:


  • Arsim i larte
  • Te pakten nje vit pervoje supervizim/shitje
  • Njohja e gjuhes Angleze dhe/ose gjuhe te tjera do te perbenin avantazh
  • Njohja e paketes Microsoft Office ne nivel fillestar.

AFTESI:


  • Aftesi organizative dhe drejtuese;
  • Aftesi monitoruese dhe motivuese;
  • Aftesi per te punuar me te gjitha mjetet e punes te nevojshme per operimin efikas ne pozicionin perkates;
  • Aftesi per tu perballur me situata te ndryshme te momentit;
  • Aftësi për t’i siguruar klienteve shërbim efikas në cdo kohe;

Menyra e aplikimit*:
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem te dergoni CV-ne ne adresen elektronike hr@jumbo.al
*Te gjitha aplikimet do te trajtohen me konfidencialitet te plote sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqiperise per “Mbrojtjen e te Dhenave Personale”.

SHENIM: Ky pershkrim i pozicionit nuk eshte gjitheperfshires. Punonjesit mund te kryejne te tjera detyra ne lidhje me kete pozicion per sa kohe ato plotesojne nevojat e organizates.
 


Apply
Back
Top