• Elbasan, ofroj vend pune Menaxher Dyqani

NJOFTIM PUNE
Profili i kompanise: Balkan Finance Investment Group eshte nje nder grupet private investuese me te medha ne Shqiperi dhe rajon, i pranishem me aktivitete per zhvillimin e pasurive te paluajtshme, shitjet me pakice, ofrimin e sherbimeve dhe manaxhimin e hapesirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi per konsumatoret.

Kid Zone shpk eshte pjese e Balfin Group i specializuar ne shitje me pakice ku tregton ne ambientet e tij artikuj te ndryshem per femije si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesore te shumellojshem per shtepine tuaj.

Pozicioni: Menaxher Dyqani
Departmenti: Operacional
Vendodhja: ELBASAN

Permbledhja e Pozicionit: Nje Menaxher Dyqani eshte pergjegjes per menaxhimin dhe koordinimin e te gjithe proceseve operacionale dhe vendimarrjen ne dyqan. Ai/ Ajo kujdeset per aplikimin korrekt te standardeve te kompanise , optimizimin e shitjes, rritjen e rendimentit te njesise qe ai/ ajo drejton, zhvillimin profesional te ekipit te tij/saj dhe prezencen e markes ne syte e klientit duke ofruar nje sherbim te shkelqyes qe tejkalon pritshmerite e klientit.


Detyra dhe Pergjegjesi :

  • Menaxhon dhe monitoron stokun e dyqanit ne teresi, si te marketit edhe te magazines duke u kujdesur per sigurine e produktit;
  • Monitoron ekspozimin e produkteve dhe zbaton politikat e merchandise-in ne dyqan duke marre rol aktiv ne procesin e vendimarrjes;
  • Kontrollon pranimet e furnizimeve, transfertave, dhe levizjet e tjera te stokut nga palet e treta;
  • Kontrollon dhe sigurohet qe ne dyqan cmimet gjithmone te jene te sakta dhe te implementuara bazuar ne standardet e kompanise;
  • Pergjegjes per koordinimin e veprimeve ne kase (hapje mbyllje, postime ditore, numerim kasaforte, shperndarje monedhash) dhe mirefunksionimin e tyre ne mungese te supervizorit te arkave ose kur e shikon te nevojshme.
  • Koordinon punen e punonjesve operacional, supervizoreve, merchandiserit, si dhe price specialist;
  • Harton me kujdes orarin e punes per te gjithe stafin e dyqanit bazuar ne proceduren e brendshme te kompanise dhe ne nje planifikim sa me eficent te proceseve operacionale;
  • Eshte pergjegjes per trajnimet e stafit te te gjitha niveleve brenda dyqanit, kujdeset per efektivitetin e trajnimit, shpejtesine dhe cilesine e pershtatjes te stafit te ri;
  • Merr masa administrative brenda kompetences se vet per shkelje te standardeve te kompanise dhe procedurave te brendshme ne bashkepunim me departamentet perkatese;
  • Njeh me se miri produktet e dyqanit duke perfshire shumellojshmerine, sasine, llojet dhe vetite e tyre dhe trajnon stafin ne lidhje me keto;
  • Njeh me se miri aftesite dhe mangesite e ekipit te tij dhe perpiqet ne menyre aktive per permiresimin e vazhdueshem te ekipit;
  • Raporton cdo incident ne lidhje me klientet dhe ndihmon ne zgjidhjen e tij perfundimtare;
  • Perpilon dhe pergatit raporte te ndryshme te kerkuara nga eprori ose nga departamentet e Zyrave Qendrore.

Kerkesat:

  1. Edukimi: Arsim i larte
  2. Eksperiencat e punes: Te pakten dy vite pervoje ne menaxhim (Retail perben avantazh)
  3. Kualifikime te tjera:

  • Njohja e gjuhes Angleze dhe/ose gjuhe te tjera;
  • Njohja e paketes Microsoft Office ne nivel te avancuar.

Aftesi te tjera:

  • Aftesi organizative dhe drejtuese;
  • Aftesi monitoruese dhe motivuese;
  • Aftesi per te punuar me te gjitha mjetet e punes te nevojshme per operimin efikas ne pozicionin perkates;
  • Aftesi per tu perballur me situata te ndryshme te momentit;

Menyra e aplikimit*:
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem te dergoni CV-ne ne adresen elektronike [B]hr@jumbo.al[/B]

*Te gjitha aplikimet do te trajtohen me konfidencialitet te plote sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqiperise per “Mbrojtjen e te Dhenave Personale”.

SHENIM: Ky pershkrim i pozicionit nuk eshte gjitheperfshires. Punonjesit mund te kryejne te tjera detyra ne lidhje me kete pozicion per sa kohe ato plotesojne nevojat e organizates.
 


Apply
Back
Top