• Elbasan, ofroj vend pune Merchandiser

Njoftim Pune
Profili i kompanise: Balkan Finance Investment Group eshte nder grupet me te medha shqiptare te investimit. Portofoli i investimeve te grupit perfshin: aktivitete zhvilluese te pronave te patundshme, shitje me pakice, menaxhim te hapesirave tregtare dhe industriale, industri minerare dhe metalurgjike, financim te klienteve etj.

Kid Zone shpk eshte pjese e Balfin Group i specializuar ne shitje me pakice ku tregton ne ambientet e tij artikuj te ndryshem per femije si lodra, dhurata, libra, kancelari, veshje dhe aksesore te shumellojshem per shtepine tuaj.

Pozicioni i punes:
Merchandiser
Departamenti: Operacional
Vendndodhja: ELBASAN

Permbledhje: Nje Merchandiser eshte pergjegjes/e per zbatimin e standardeve te ekspozimit te produkteve sipas udhezimeve te kompanise. Ai/Ajo organizon procesin e ekspozimit per te patur nje prezantim sa me te mire te dyqaneve ne syrin e klientit duke rritur impaktin e prezantimit ne shitje.

Detyrat dhe pergjegjesite:



  • Planifikon, krijon dhe ekzekuton strategjine e pergjithshme vizuale te biznesit;
  • Perkujdeset per ekspozimin e produkteve sipas standardeve te dyqanit per te terhequr sa me shume visitor;
  • Krahason fushata te ndryshme sezonale dhe teston resultatet;
  • Vepron ne perputhje me kulturen e kompanise, produktin, imazhin dhe per te arritur tregun e synuar;
  • Trajnon stafin ne menyre te vazhdueshme ne menyre qe ata te zhvillohen dhe te kene nje implementim sa me te shpejte te proceseve merchandising;
  • Bashkepunon me dyqanet duke i dhene udhezime te qarta dhe duke i suportuar per cdo hapje fushate;
  • Identifikon dhe raporton ne menyre te vazhdueshme per tendencat e blerjeve te klienteve dhe artikujt qe kane me shume kerkese dhe njohuri te ndryshme te cilat kontribuojne ne rritjen e shitjeve te dyqanit;
  • Njeh me se miri produktet e dyqanit duke perfshire shumeshllojshmerine, sasine, llojet dhe vetite e tyre;
  • Njeh me se miri strukturen arkitekturore si dhe specifikat e njesive te ekspozimit te produkteve ne dyqanet Jumbo dhe ndermerr aksione te ndryshme per permiresimin e performances se ketyre njesive.

Kerkesat:



  • Arsim i larte;
  • Te pakten dy vite pervoje si Visual Merchandiser;
  • Njohja e gjuhes Angleze dhe/ose gjuhe te tjera do te perbenin avantazh;
  • Njohja e paketes Microsoft Office.

Aftesite:


  • Aftesi organizative dhe drejtuese;
  • Aftesi orientuese drejt cilesise dhe rendimentit;
  • Aftesi per te punuar me te gjitha mjetet e punes se nevojshme per operimin efikas ne pozicionin perkates;
  • Aftesi te shkelqyera komunikimi dhe pune ne grup;
  • Aftesi per t’u perballur me situata te ndryshme te momentit.

Procedura e aplikimit:
Per te aplikuar ne kete pozicion, ju lutem dorezoni te gjitha dokumentat e kerkuara, tek adresa e emailit hr@jumbo.al.

*Te gjitha aplikimet do te trajtohen me konfidencialitet te plote sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqiperise per “Mbrojtjen e te Dhenave Personale”.

SHENIM: Ky pershkrim i pozicionit nuk eshte gjitheperfshires. Punonjesit mund te kryejne te tjera detyra ne lidhje me kete pozicion per sa kohe ato plotesojne nevojat e organizates.
 


Apply
Back
Top