• Tirane, ofroj vend pune Punonjes Magazine - Pirunist

Orbico Grup eshte nje kompani e mirefillte distribucioni e pranishme ne 21 shtete ne Europen Juglindore. Pergjate ketyre 2 dekadave Orbico eshte shnderruar ne sinonimin e sherbimit te cilesise se larte dhe perfaqesuese e markave prestigjoze me sukses boteror.
Orbico shpk u themelua ne 2010 dhe qe atehere ka luajtur nje rol kyç ne fushen e distribucionit. Duke punuar me 9 principale dhe me shume se 60 brende, Orbico shpk synon qe te ofroje produkte teper cilesore dhe nje sherbim te perkryer duke ndihmuar konsumatorin ne nevojat e tyre te perditshme.
Orbico shpk ju ofron mundesine individeve dinamik dhe ambicioz per tu bere pjese e kesaj kompanie te rendesishme.
Si rrjedhoje e zhgerimit te aktivitetit tone:
Aktualisht ne kemi nje vend vakant per: Pirunist

Detyrat dhe pergjegjesite:


  • Operon në karel në përputhje të plotë me rregullat e sigurimit teknik në mënyrë të sigurt dhe efikase, duke garantuar cilesine e produktit dhe reduktimin e demtimit te tij.
  • Lëviz produktet nga zona e magazinimit në makina sipas urdhërit te magazinierit
  • Magazinon produktet ne hapsiren e duhur sipas rregullit te percaktuar nga magazinieri
  • Eshte pergjegjes per ruajtjen, organizimin, mirembajtjen dhe gjendjen e pergjithshme te mallit ne magazine
  • Ndihmon ne pregatitjen e mallit per dorezim tek klienti
  • Eshte pergjegjese per defiçitin e inventarit nese kjo ka ardhur si pasoje e pakujdesise se tij
  • Eshte pergjegjese per te mbrojtur mallin nga demtimet ne rastet kur shkarkohet furnizimi ose pregatitet dergesa per klientin
  • Kryen te gjithe punet me cilesi dhe ne kohen e kerkuar nga eprori

Aftesite e kerkuara:


  • Te kete diplome te shkolles se mesme
  • Te kete leje drejtimi per Karrel
  • Te kete nje orientim te mire, sens praktik te organizimit te hapsires dhe pozicionimit te produkteve
  • Te shfaqe nje etike te larte profesionale, integritet dhe ndershmeri

  • Te kete minimalisht 2 vite pune ne pozicione te ngjashme

Per te aplikuar per kete pozicion jeni te lutur te dergoni CV-ne tuaj ne adresen: info.al@orbico.com, duke specifikuar pozicionin.

Vetem kandidatet e perzgjedhur do te kontaktohen
 


Apply
Back
Top