• Tirane, ofroj vend pune Koodinator i Grupit te Promocionit

Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k (CCBS) është kompani leader në tregun Shqiptar të pijeve freskuese jo alkoolike me marka më të njohura ndërkombëtare.

Tek CCBS, ne jemi të bindur për rritjen e biznesit tonë, për kontributin në komunitetet lokale dhe në zhvillimin e burimeve njerëzore me anë të aftësive të forta organizative dhe me njerëzit e duhur në vëndin e duhur.

CCBS po kërkon kandidatë të përshtatshëm në pozicionin e mëposhtëm:

KOORDINATOR I GRUPIT TE PROMOCIONIT

Qëllimi i punës
Përgjegjësia e këtij pozicioni është të ekzekutojë planet dhe programet e indikuara nga departamenti i marketingut duke bashkëpunuar, drejtuar dhe zhvilluar në mënyrën e duhur grupin e promocionit me qëllimin që të arrihen të gjitha objektivat e caktuara. Në mënyrë më specifike:

Roli dhe përgjegjësitë:

  • Koordinon aktivitetet ditore të grupit të promocionit.
  • Implementon strategjitë e promocionit të indikuara nga menaxheri i departamentit.
  • Kujdeset për imazhin në terren të grupit te promocionit.
  • Siguron implementimin e vlerave të brand-it nga grupi.
  • Siguron mbarëvajtjen e grupit.
  • Analizon dhe përpilon raporte ditore dhe mujore për arritjen e objetivave.
  • Monitoron punën e grupit të promocionit dhe raporton tek menaxheri i departamentit,
  • Ekzekuton detyrat me energji dhe pozitivitet.

Aftësitë dhe kualifikimet:

  • Të ketë diplomë universitare.
  • Te ketë eksperience pune në pozicione të ngjashme.
  • Te ketë aftësi shumë të mira menaxheriale dhe koordinuese.
  • Të ketë aftësi të mira drejtuese, udhëheqese dhe motivuese.
  • Të jetë fleksibel, energjik dhe i besueshëm.
  • Të ketë njohuri baze kompjuterike.
  • Të ketë Patentë makine tipi C.

Të interesuarit duhet të dërgojnë një email ku të specifikohet kërkesa për pozicionin e punës dhe një kopje të CV në adresen: hr@cocacola[/U].al, brenda datës 02 Shkurt 2020.

Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret do të kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k promovon shanse të barabarta
 


Apply WhatsApp
Back
Top