• EuroElektra Sh.p.k kerkon Elektricist


EuroElektra Sh.p.k është një ndër kompanitë kryesore në tregtimin e materialeve dhe zbatimin e projekteve të teknologjisë më të avancuar elektrike në Shqipëri dhe rajon. I pranishëm me novacione për sistemet “Smart Solution” dhe “Renewable-Energy”, në ofrimin e shërbimeve të projektimit dhe promovimit të sistemeve të avancuara për godina residenciale, tregtare, industriale, telekomunikacion dhe shitjen me shumicë të materialeve elektrike.
Në kuadër të zgjerimit të stafit EuroElektra kërkon te punesoj ‘’Elektricist ’’.

Pershkrimi i punes:


Kriteret që duhet të përmbushë kandidati:

- Të ketë përfunduar arsimin e mesëm profesional elektrik.
-Të ketë eksperiencë pune në pozicione të ngjashme jo më pak se 3 vjet.
- Të ketë përvojë pune në instalime rrjeti dhe impiantesh elektrike.


Detyrat dhe përgjegjësitë:

- Të jetë i aftë të bëjë instalimin e impianteve civile dhe industriale elektrike.
- Të ketë eksperiencë në instalimin e Portave Automatike (perben avantazh)
- Të zotërojë aftësi në njohjen dhe zbatimin e dokumentacionit elektrik dhe skemave elektrike.
- Të njohë panelet elektrik dhe komponentet perberes te paneleve.
- Të njohë dhe të lexojë skemat elektrike të paisjeve (UPS, Inverter, pajisjeve të detektimit dhe zjarrit, sistemeve të kondicionimit, gjeneratorëve )


Aftësi të tjera:
- Të ketë aftësi organizative, monitoruese dhe komunikuese, i aftë të zgjidhë situata të ndryshme në punë.
- Të jetë i disponueshëm dhe fleksibël jashtë orarit zyrtar të punës.


Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV e tyre me subjekt të përcaktuar në adresën e emailit: [B]info@euroelektra.al[/B]
ose te kontaktojne ne numurin e kontaktit 0672071044 .

Ju mirepresim !


EuroElektra sh.p.k
Rruga Prush, 1041, Vaqarr, Tirane

Tel: +355 42 286 560
email: info@euroelektra.al
web:http://euroelektra.al
FB: https://www.facebook.com/EuroElektraAl/
 


Apply WhatsApp
Back
Top