• Tirane, ofroj vend pune Franchise Manager

partner_cover.jpg


Partner.al
kërkon një Franchise Manager në Tiranë, për një klient i cili operon në sektorin e importit dhe distribucionit te pllakave, parketeve dhe hidrosanitareve.


Detyrat dhe përgjegjësitë:


  • Përgjegjës për gjetjen e klientëve të rinj dhe ndjekja e klientëve ekzistues;
  • Përgjegjës për ndjekjen e procesit të shitjes, marrja e porosisë, lëvrimin e mallit dhe ndjekja e pagesave;
  • Prezanton kompaninë dhe produktet e saj tek klientët;
  • Orienton dhe i sugjeron klientëve produktet dhe çmimet, duke u mbështetur në kërkesat e tyre;
  • Njofton në kohë pikat e franchise për ofertat dhe promocionet si edhe asiston në shpjegimin dhe aplikimin e rregullt të tyre duke bashkëpunuar me Departamentin e Marketingut dhe atë të Retail;
  • Kujdeset dhe kontrollon në çdo kohë që pikat franchise të ndjekin politikat tregtare të kompanisë, ruajtjes së imazhit dhe respektimin e të gjitha pikave të kontratës.
  • Nxjerr çdo muaj raportet mbi shitjet e pikave franchise sipas standartit të Departamentin Retail dhe organizon takime me stafin e shitjes dhe menaxherin e pikës për analizën e tyre.
  • Merr pjesë në trajnime të ndryshme për produktet dhe trajnon stafin e shitjes së pikave franchise;
  • Raporton te Drejtuesi i Shitjeve për statusin e detyrimeve, pagesave dhe limiteve të pikave franchise.
Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:

  • Të ketë kryer arsimin e lartë, preferohet profili Administrim Biznes;
  • Minimalisht 3 vite eksperiencë në shitje në nivel menaxherial;
  • Përdorues shumë i/e mirë i paketës MS Office dhe programeve financiare;
  • Njohuri të gjuhës Angleze;
  • Aftësi shumë të mira analitike dhe menaxheriale;
Të gjithë kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Cel. : 355675007771
 


Apply WhatsApp
Back
Top