• Tirane, ofroj vend pune Showroom Manager

partner_cover.jpg


Partner.al kërkon një Showroom Manager në Tiranë, për një klient i cili operon në sektorin e importit dhe distribucionit te pllakave, parketeve dhe hidrosanitareve.

Detyrat dhe përgjegjësitë:
  • Përgjegjës për arritjen e objektivave sasiorë dhe cilësorë në Showroom;
  • Përgjegjës për ndarjen dhe ndjekjen e realizimit të detyrave të stafit në Showroom, si dhe trajnimin e vazhdueshëm te stafit;
  • Menaxhon dhe motivon stafin që të rriten shitjet ditore dhe të maksimizohet efikasiteti në punë;
  • Sigurohet që të gjitha operacionet në Showroom të kryhen në përputhje me politikat e vendosura nga kompania;
  • Përgatitja e raporteve javore, mujore dhe vjetore sipas standardeve të kompanisë;
  • Përgjegjës për ndjekjen e vendosjes së etiketave sipas formatit të hartuar nga kompania;
  • Përgjegjës për strategjinë e ekspozimit të produkteve sipas planit javor të përcaktuar;
  • Përgjegjës për strategjinë e ekspozimit të gjithë produkteve sipas planit të dakorduar duke konsideruar Top Tile/Sanitary dhe Listën e Pastrimit për produktet në Outlet;
  • Përgjegjës për stokun e artikujve në Showroom, dhe regjistrimin e artikujve të rinj;
  • Përgjegjës për procesimin e porosive të reja për stokun në Showroom;
  • Rekrutimi dhe mbajtja e marrëdhënieve me stafin suportues si arkitektët dhe mjeshtrat ustallarë;
  • Detyra të tjera që mund ti ngarkohen.
Kualifikimet e kërkuara për pozicionin:
  • Të ketë kryer arsimin e lartë, preferohet profili Administrim Biznes;
  • Minimalisht 3 vite eksperiencë në shitje në nivel menaxherial;
  • Përdorues shumë i/e mirë i paketës MS Office dhe programeve financiare, preferohet Navision;
  • Njohuri të gjuhës Angleze;
  • Aftësi shumë të mira analitike;
  • Aftesi shumë të mira në menaxhimin dhe motivimin e stafit nën varësi.
Të gjithë të kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për poziconin duke dërguar CV-në në adresën e mëposhtme: rekrutime@partner.al
Ps: Vetëm kandidatët që plotësojnë kriteret e kërkuara do të kontaktohen nga Partner.al

Cel. : 355675007771
 


Apply WhatsApp
Back
Top