• Tirane, ofroj vend pune Agjent Marketingu në terren

Ti Institute është duke kërkuar për individ energjik, të vetë-motiviuar, pozitiv dhe me ambicje për t’u bashkuar me ekipin tone në pozicionin AGJENT MARKETINGU NË TERREN, Tiranë.

PËRSHKRIMI I PUNËS SË AGJENTIT TË MARKETINGUT NË TERREN

Duhet të ketë aftësi shumë të mira shitëse dhe të jetë në gjëndje të përballojë refuzimin e shpeshtë.
Ky person është një ambasador i kompanisë, pasi paraqet produktet dhe shërbimet e saj në nivelin më të lartë të mundshëm.
Përfaqësuesi i shitjeve shpenzon pjesën më të madhe të kohës duke vizituar kompani dhe individë me qëllimin e sigurimit të klientëve të rinj për shërbimin e Coworking Space që ofron Ti Institute, si dhe mirëmbajtjen e marrëdhënieve me klientët ekzistues duke vepruar si ndërmjetës midis kompanisë dhe klientit. Çdo shitje bazohet në një komision.

Kriteret që duhet të plotësojë kandidati:
1. Të ketë përfunduar arsimin e lartë
2. Njohje të mira në Marketing
3. Të ketë eksperiencë pune në shitje
4. Përbën avantazh eksperienca në kompani distribuimi për produkte kozmetike
5. Aftësi të mira komunikimi
6. Aftësi të mira negociuese
7. I/E aftë të marrë përgjegjësi

Të interesuarit të dërgojnë CV në adresën info.tiinstitute@gmail.com. Do të kontaktohen vetëm kandidatët që kualifikohen në fazën e parë.



Cel. : +355 69 80 33 375
 


Apply WhatsApp
Back
Top