• Tirane, ofroj vend pune Marketing Online/Social Media

Titulli: Menaxher per Marketingun Dixhital dhe Mediat Sociale
Lloji i punës: Full Time



Përshkrimi i Punës
CSP Sh.p.k, kërkon të punësojë 1 (nje) Menaxher në fushën e Marketingut Dixhital dhe Mediave Sociale, i cili do të jetë pjesë e Departamentit të Marketingut dhe do të angazhohet në detyrat dhe përgjegjesitë si më poshtë:

  • Ndërton dhe ndjek strategjinë për zbatimin e fushave të ndryshme të marketingut në rrjetet sociale (Facebook, Instagram, Linkedin, Youtube, Google adwords) ;
  • Përgatit kontentin për median sociale duke përfshirë përmbajtjen dhe imazhet e komunikimit;
  • Zbaton krijimin e përmbajtjeve dixhitale sikurse newsletters, blogjeve, njoftimeve për shtyp, reklama për rrjete sociale dhe podcaste;
  • Mban korrespondencen me ekzistues dhe të rinj;
  • Përmirëson dhe azhornon të dhënat në webfaqen dhe prezencën online në rrjetet sociale të Kompanisë;
  • Krijon fushata të ndryshme për të suportuar strategjinë e marketingut dhe për të forcuar prezencën e Kompanisë në komunikimin online;
  • Kujdeset për cdo komunikim të kompanisë dhe është përgjegjës për përmbajtjen e tekstit dhe/ose imazheve;
  • Kujdeset që tu përmbahet buxheteve të përcaktuara nga të cilat të arrihet komunikimi maksimal në median dixhitale;
  • Ruan konfidencialitetin e informacioneve dhe komunikimeve te kompanisë.
Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Të ketë përfunduar arsimin e lartë;
  • Të ketë eksperiencë pune në profile të ngjashme;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze;
  • Kurse te specializuara ne Marketingun dixhital dhe menaxhimin e rrjeteve sociale;
  • Minimum 2 vjet eksperiencë pune në një profil të ngjashëm;
  • Të ketë kreativitet dhe iniciativë;
  • Të ketë aftësi komunikuese dhe të punojë në grup;
  • Dëshirë për bashkëpunim dhe ndërveprim;
  • Të jetë i organizuar dhe sistematik.


Ju lutemi dërgoni aplikimin tuaj të plotë duke përfshirë një letër motivimi dhe cv-në, brenda dates 30/01/2020 tek adresa: info@csp.al
 

Attachments

  • Menaxher per Marketingun Dixhital dhe Mediat Sociale.pdf
    170 KB · Views: 30


Apply
Back
Top