• Shqiperi, ofroj vend pune AGJENT SHITJE OFF TRADE LAC-BURREL

Agjent Shitjesh Off Trade
Qyteti LAC-BURREL
Vende të lira – 1 (një)

DETYRAT KRYESORE
- Mirëmban marrëdhëniet me klientët ekzistues, merr porositë dhe zgjeron rrjetin me klientë të rinj
- Fokuson përpjekjet e veta në shitje duke u bazuar në studimin e zonës përkatëse
- Mban menaxhimin e informuar duke paraqitur raporte të aktivitetit dhe rezultateve:
*raporte ditore të porosive,
*planet e punës javore
*analizat mujore e vjetore të territorit përkatës
- Përqëndron shitjet e veta duke studiuar tregun dhe potencialin e klientëve
- Identifikon nevojat dhe propozon zgjidhje për përmbushjen e nevojave të klientëve
- Monitoron proçesin e porosive dhe bashkëpunon ngushtë me gjithë departamentet përgjegjëse deri në mbërritjen e tyre tek klientët
- Është përgjegjës për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e aseteve të kompanisë në treg

PROFILI
Edukimi Dilpomë Universitare
Përvoja Preferohet me përvojë të ngjashme
Leje Drejtimi Kategoria B


AFTËSITË:
I fokusuar në shërbimin ndaj klientit
Aftësi në menaxhimin e takimeve dhe mbylljes me sukses të negociatave
Aftësi për të trajtuar situata problematike dhe për të përmbushur objektivat në kohë
I aftë të punojë në grup dhe në mënyrë të pavarur
Menaxhim territori
Motivim për shitje
Aftësi për të punuar në presion
Aftësi shumë të mira bashkëpunimi
Aftësi në menaxhimin e kohës
I vëmendshëm ndaj datajeve

DËRGONI CV TUAJ NË ADRESËN hr@add.com.al.

SUKSESE!
 


Apply WhatsApp
Back
Top