• Tirane, ofroj vend pune Pedagog/e me gradën Doktor i Shkencave në fushën e Ndërtimit/Arkitekturës

Shpalljen e vendeve vakant të një pedagogu me gradën Doktor i Shkencave në fushën e Ndërtimit me këto karakteristika:

-Arkitekt (300 ECTS)
-Inxhinier Ndërtimi ( konstruktor)
-Inxhinier për Paisje dhe Teknologjitë e Ndërtesës – Inxhinier Mekanik
-Inxhinier Elektrik – Eficienca e Energjisë


  1. Teknik në ndërtimtari për ndërtim dhe rifinitura
  2. Teknik në sistemet dhe teknologjitë e ndërtesës
  3. Teknik në mekanikë dhe prodhim të automatizuar


  • Në kuadër të procesit të plotësimit të personelit akademik të Departamentit të Arkitekturës dhe Dizajnit kërkojmë të punësojmë personal akademik efektiv me këto karakteristika:
  • Personel akademik efektiv pranë Departamentit të Arkitekturës dhe Dizajnit.
  • Kandidati të ketë si përgjegjësi zbatimin e të gjitha detyrimeve që përcaktohen në ligjin nr. 80/2015, “Për arsimin e lartë dhe kërkimin shkencor në institucionet e arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë”, si dhe zbatimin e detyrimeve që përcaktohen në statutin dhe rregulloret e SHLUJ “Universitetit Marin Barleti” për pozicionin që do të mbulojë.
  • Të jetë i diplomuar në fushën e Arkitekturës / Inxhinierisë së Ndërtimit / Dizajnit.


Kërkesat për kandidatët:


  • Të ketë së paku gradën shkencore “Doktor”
  • Të ketë përvojë në mësimdhënie në fushën e Ndërtimit,
  • Të ketë përvojë në kërkimin shkencor;
  • Të ketë përvojë për hartimin dhe zbatimin e projekteve të ndryshme (aplikativ).
  • Të ketë përvojë pune të paktën 10 vjeçare,
  • Të jetë njohës i të paktën një gjuhe të huaj.

Procedura e aplikimit:

Kandidatët aplikues, deri në datën 8 janar 2020, duhet të dorëzojnë pranë Zyrës së Burimeve Njerëzore në “Universiteti Marin Barleti” (në formë të printuar) si dhe në adresën elektronike hr@umb.edu.al,dokumentacionin e mëposhtëm:

  • Kopje të noterizuar të diplomave dhe listës së notave të studimeve universitare dhe pasuniversitare;
  • Një CV të përditësuar, në gjuhën shqipe dhe angleze, në formatin Europass;
  • Një letër interesi për pozicion për të cilin aplikon;
  • Dy kontakte reference. (opcionale)

Vetëm personat që plotësojnë kriteret e vendosura më sipër do të kontaktohen.

Të dhënat e aplikantëve mblidhen, përpunohen dhe trajtohen në mënyrë konfidenciale në përputhje me Ligjin nr. 9887, datë 10.03.2008 "Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale".
 


Apply
Back
Top